Header Ads

Bukuria qe vret

Lajmi i javes kete here i takon bukuroshes nga Shqiperia Renidona Zeneli e cila mban titullin e "Queen of Albania". Sipas saj organizatoret e spektaklit e kane kerrcenuar bukuroshen ME THIKA!!! Shikoni? Deri ne keto momente ju nuk kishit idene se kush ishte vajza, sapo degjuat KERRCENIM dhe THIKA ne te njejten fjali...dadadadada e thyet koken. Zakonisht nga Estrada Shqiptare degjon gallata sa te duash, po historia e kesaj vajzes ishte me e komplikuar. Sipas Renidones, organizatoret e spektaklit i kishin thene se po te paguante kjo 10 milion leke te vjetra do i jepnin cmimin e pare. Tani...si mund ti thoshte jo kjo cmimit te pare. U mundua u mundua dhe gjeti vetem 3 milion. Po prape se prape duheshin dhe 7 milion te tjera...ne kete menyre organizatoret (sipas Renidones) do paguanin anetaret e jurise ne menyre qe ti jepnin voten Renidones. Duke qene se kjo nuk i gjeti pjesen tjeter te lekeve i humbi shpresat fare, por si perfundim juria e shpalli fituese kjo shkoi ne Gjermani per konkursin mbare boteror ku dhe fitoi cmimin e elegances. Kur u kthye, organizatoret filluan ti kerkonin 7 milionshin biles e kerrcenuan dhe me thika. Problemi eshte se organizatoret nuk e kane paguar jurine per voten e Renidones -HIC FARE!!! Nga e di kjo? Ka shkuar i ka pyetur dhe anetaret e jurise i kane thene se ata i kane dhene voten pasi eshte e bukur dhe nuk kane marre asnje leke. Shqiperi hesapi, gjera si keto ndodhin sa te duash, nuk po them qe jo, por historia e kesaj eshte jashtetokesore.

E PARA- Perse nuk i denoncoi ne polici, por i "denoncoi" ne shtyp? Cfare kuptimi ka?
E DYTA- Nderkohe qe nuk ka asnje fakt publik qe konfirmon kerrcenimet, kjo vete e ka pranuar se ka marre pjese ne fallsifikimin e votimeve DUKE DHENE LEKE NE SHKEMBIM TE VOTAVE. Kjo do te thote se vajza (nuk eshte as bjonde more aman) ka thyer ligjin dhe mund te akuzohet per mashtrim apo rryshfet hahahaha
E TRETA: Petrit Bozo dhe Vera Grabocka , po lexojne kete shkrimin dhe po qeshin duke shtuar" 10 milion? Kaq pak e?" hahhahaha




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.