Header Ads

Model, top model apo super model?

Aurela Hoxha (Albania's Next Top Model)


Kur vjen behari çel qershia/vajza të bukura/ vajza të paputhura...po asnjëra prej tyre nuk e ka mendjen tek djemtë,sepse me beharin ka filluar dhe sezoni i përzgjedhjeve të modeleve më të mira në Shqipe dhe pasqyrë o pasqyrë...kush o ma e mira?

Në Kosovë, përgatitjet kanë filluar për edicionin e dytë të "Unë jam Top Model". Në Tiranë, po mbahen audicionet për edicionin e dytë të "Albania's Next Top Model", e gjithashtu sapo ka përfunduar dhe përgatitja finale e maratonës tetë javore "Supermodel of Albania 2011". Që Shqipja kishte kaq modele nuk më kish shkuar në mendje, duke pasur parasysh që tregu i kësaj fushe është disi inegzistent, megjithatë vitet e fundit shumë prej modelëve tanë po aktivizohen dhe jashtë vendit e tashmë dhe agjensia e njohur Elite ka hapur filialin në Kosovë. Se për pak desh harrova...Dhe Elite ka filluar audicionet për konkursin "Elite Model Look" që prej 13 majit.Ufffaaaa! Le të shpresojmë që nuk do bëhen të gjithë model, siç u bënë të gjithë këngëtar disa vite më parë! Përsa i përket programeve, të gjitha janë interesante për tu ndjekur, e të gjitha e kanë një problem të përbashkët - kohëgjatësinë! Janë shumë të gjata dhe kanë minuta të tëra përgatitjeje,parakalimi,pozimi etj. Kjo gjë bën që teleshikuesi të humbasi vëmendjen, ndaj gjërat duhet të jenë sa më direkte,të shpejta dhe në temë. Askush nuk do të dijë detajet e ngjyrosjes, rimelit,llastikut etj, por një të përgjithshme të shpejtë. Mbaj mend teksa po ndiqja një seri të "Unë jam Top Model", po realizonin një sesion fotografik dhe NUK MBARONTE! Publikut i mjafton nje element i shkurtër dhe pozat më të mira, sepse po ashtu si dhe unë e ndërron kanalin...ene sa herë e ndërroj më del "Opinion" i Blendi Fevziut, ene e kthej prapë, e dalin reklamat,ene e fik fare. Po qy pa! Vive la mode!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.