Header Ads

A po merrte drogë Ledri në "Prive"?


Kush nga ju e pa intervistën e Skillz në "Prive" (Klan Kosova Tv) të shtunën që shkoi? Që thoni ju unë e pashë, kur papritur në ekranë del një shigjetë e kuqe drejtuar nga Ledri (teksa Visari po intervistohej). Ueee thashë difekt teknik! Pastaj mendova se ishte ndonjë efekt viziv, po pse ikte shigjeta?!!! Kur shikoj unë Ledri seç o i bënte hundës. Fillimisht, kujtova se po i shfrynte, por nuk pashë ndonjë shami apo picetë, e tani ai me duar nuk po pastronte hunndët në tv, se është gjithë ai çun! Pastaj më tha njëra këtu "Po merrë drogë ore, po thith!" Eeeeeee! Nuk merr Ledri drogë i thashë! Ajo vazhdonte, derisa në fund u dorëzua e më tha "Po hë pra çfarë po bënte?". "Ja po bën news", i përgjigjem. Nuk më besoi ajo mua, po sheh ti që u bë news? Thuaj që s'jam i zgjutë!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.