Header Ads

Beatrix në kopertinën e revistës "Klan"


Më pëlqen Beatrix në këtë foto,pavarsisht se është e gabuar si foto për kopertinë, por të paktën duket natyrale dhe tregon moshën e saj, ndryshe nga shumë bashkëmoshatare që nuk i merr vesh se sa vjeç janë dhe ke frikë ti komentosh se na dolën të gjitha minorene. Problemi qëndron tek titulli. Sesi gazetarët dhe kryeredaktorët (që i lejojnë) hedhin tituj para-mbrapa unë nuk e marr vesh. Ç'kuptim ka këtu titulli mbretëreshë? Beatrixi ende s'ka futur këmbët në muzikë, kur u bë mbretëreshë? Nëse kjo është mbretëreshë po Arbëria me 20 vjetë karrierë muzikore çfarë i bie të jetë? "Produkti" i një dinastie...për çfarë dinastie po flitet? Përveç Arbëries që ka një karrierë të shkëlyer në muzikën shqiptare, Beatrix,Angjelina,Argjentina,Shemsia, kanë ende për të provuar vetveten në skenën tonë.Mund të jenë hapat e parë të një dinastie, po ende ka kohë për tu quajtur e tillë. Gjithashtu dikush ti thojë shoqes gazetare se Hollanda shkruhet me LL dhe jo L.

2 comments:

  1. e more lexo intervisten masanej dil shkruj ktu.emrin Beatrix e ka marr pi mbretreshes ne Holand edhe Holanda shkruhet me L jo me LL papakkkkkk.

    ReplyDelete
  2. Meqe ke vendosur te na kritikosh...

    Nuk dilet me shkrujt, por shkruhet. Emri nuk merret, por jepet. Kur emri merret,merret ne forme vlersimi, dmth qe ke kryer diçka pozitive/negative qe te te jepet nje emer. Holland shkruhet me LL dhe eshte krahine e Netherlands,por qe shume vende te huaja e perdorin per te emeruar Netherlands.Ne Shqiperi thuhet me LL pavarsisht se se fundmi ne shume vende e shkruajne me L, po ne Shqipe dhe uiskit i thone Viski, e kjo s'dmth qe eshte e drejte. Intervisten e lexuam, gjendet ne faqet 40-41-12-13.Sipas faquesit te kesaj reviste pas 41 vjen 12 dhe 13. Megjithate ne shkruajtem per kopertinen dhe jo intervisten, por sa per te ju pergjigjur ironise tende; Ka shume njerez qe e kane emrin Jezus, por nuk do te thote qe jane te gjithe bijte e Zotit. Ene kshu' ti PAPAKEEEEEEE (sepse theksi bije tek zanorja e jo bashketingellorja).

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.