Header Ads

Gymyshi 45 mijë euro,çmimi fitues 1000? Vrit Veten!




Le ta filloj këtë shkrim rreth Këngës Magjike me një vazhdim të titullit...epo të shpërblehet Gymyshi për pesë minuta punë 45.000 euro e çmimet fituese të shpërblehen me 1000 euro...boooooo çfarë do të thotë kjo për artistët tanë (Burimi:Revista Shqip)? Të kish qënë ndonjë këngëtare e njohur ndonjë Riri apo Waka Waka,po për këtë 45.000 euro? Po turkja mo? Booooo! Po kush e kishte kaq fiksim?! Pa le ai tjetri Mehmeti si e ka donte 150.000 euro hahahahaha po ai aq s'paguhet për një episod të serialit.Çfarë kujtojnë këta se Shqipëria është Afganistan? Këta mo byrazerë për 5 minuta në skenë kanë kërkuar më shumë lekë se Madonna. Madonna në Mal të zi u pagua 1 milion euro. Dmth 100 mijë euro për 10 minuta show. Këta shoë jo e jo që s'do bënin por i donin 150.000 për pesë minuta.Jo re Mehmet të rëntë baklavaja në kokë. Mua më trishton fakti që figura të tilla arrijnë të përfitojnë shuma marramëndëse,kur shumë mirë mund të ishin shpenzuar për diçka tjetër,psh për një garderobë më të mirë të artistëve apo për një grup baleti më të mirë apo dhe për një inxhinjier ndriçimi më të mirë (se ja kam harruar si thuhet në shqip lol). Po pse nuk ftuan Ardian Bujupi që është tani numri një në Gjermani? Editën,Kristinën,Rita Orën etj etj etj...

Të them të drejtën,mua më pëlqen Kënga Magjike.Gjithmonë më ka pëlqyer. Ka këngë të bukura,artistët mundohen të sjellin performanca të shkalluara po edhe të bukura,veshjet të bëjnë që dhe sikur të mos merresh me modë të thuash diçka,artistët grinden më njëri-tjetrin,puthen me njëri -tjetrin,e reja dhe e vjetra ngjiten bashkë në të njëjtën skenë,gjithçka e gjen tek Kënga Magjike. E kam shumë sinqerisht,biles nëse më këni lexuar vjet në një intervistë me Arditin dhe i kam kërkuar ta prezantoj dhe më tha Ok.Nuk ma tha me të qeshur ma tha tamam e nëse punët do ishin më ndryshe shumë do kisha dashur. Kënga Magjike është një rrëmujë e bukur (hot mess) siç thonë amerikanet, e cila në fund të fundit çdo vit bën atë që ka për synim; të sjellë këngë të bukura. Të tjerat kanë pak rëndësi.



Skenografia- E bukur, por Klani duhet të ndaloj së përdoruri të njëjtat drita në çdo program se po ngatërrohemi s'po marim vesh çfarë po shohim. Gjithashtu shumë drita, por kuturu pa asnjë lloj qëllimi. Shumë llampa mund të ishin kursyer gjatë këngëve të qeta, tjetrës tu ju këput shpirti tu ju dal lot llampat tarataratatatatatata tu u shkallu nëpër sallë hahahhahahaha.



Veshjet- O Seldi t'honksha dekoltenë! Më falni po nuk ndejta dot pa e thënë. Si qysh ku pse tek çfarë mendoi ky apo ai (se ajo nuk ka qënë kurrë në botë) që e veshi unë nuk e di,por dhe Zajmina nuk e ka pas dekoltenë aq të madhe. Këngën e kishte të bukur,po kush e dëgjoi thuaj...të linte dekolteja. Të më falni se nuk desha ti shtohesha numrit të komenteve,por vetë e kërkoi. Nga femrat më keq ishte vesh Kejsi Tola.Ishte vesh aq keq saqë i uli vlerën dhe këngës.Po Kejsi si një Star Wars_e e vërtetë, nga inati që e kritikuam e veshi prapë në natën finale.Bravo Kejsi,na e tregove vendin! Hahahahaha! Ah kur të bëhesh 25 vjeçe e të shikosh këtë veshje si do të iki petulla mi goce, do na kujtosh.




Këngëtari i veshur më mirë: Ardit Gjebrea hahahahhaha. Çfarë keni këngëtar është. Më pëlqyen shumë kostumet e tij dhe pse në disa momente i dilte rripi i papjonit anash (e mirë mirë lë gjë unë pa vënë re). Ndërsa nga këngëtarët në garë më pëlqeu Noizy. Përshtatur me rrymën që këndon,moshën që ka dhe stilet e fundit. Nga femrat...Adelina Tahiri hahahahhahahaha po re po Miss peshku. OK! Seriozisht...Në të dyja netët më pëlqeu Leonora Jakupi,kurse në natën e dytë Rozana Radi.



Këngët: Për këngët kam folur dhe më parë dhe vazhdoj të vlersoj po të njëjtat. Kejsi,Besa dhe Rosela ishin të preferuarat tona, gjithsesi ndryshe nga ç'po flasin lart e poshtë,unë mendoj se ky edicion pati këngë të bukura të cilat do vazhdojnë të jenë hite përtej muajit nëndor. Kënga Magjike kategorikisht vazhdon të jetë festivali që sjell më shumë hite në Shqipe,pikë, pikëçuditëse, presje, pikëpresje pikë prapë.


Po Redoni si fitoi?

Tani,kur më thonë që e dinin se Redoni do fitonte/duhej të fitonte etj...më hapet goja,por mendoj se ishte zgjidhja e duhur.Imagjinoni të kishte fituar Besa apo Leonora! Me 101 lajme/thashetheme lart e poshtë jo vetëm festivalin po dhe këngëtaret do i kishin masakruar në media. Besomëni! Këngëtaret duhet të jenë mëse të kënaqura që nuk fituan çmimin e madh. Sa për Redonin, nuk mund të them se më pëlqeu kënga e tij,por urime, ai fitoi kjo ka rëndësi dhe diskutimet mbyllen.Pak i pavënd ai reklamimi i albumit në minutën e dhënies së çmimit se u duk si diçka e parapërgatitur, që normalisht nuk ishte sepse ishte komplet spontane :p


Kompjuteri

Teknologjia në Shqipëri ka arritur kulmin. Këngëtaret votonin paradite dhe thoshin ja ku janë votat, kompjuteri fap i rendiste pesë votat e para menjëherë. Kjo na bëri të mendojmë se e gjithë llogaritja e pikëve ishte e regjistruar ndaj dhe kasetë pas kasetë,dorë më dorë,montazhjer më montazhjer,transmetues më transmetues,diku fjala doli pa mbaruar spektakli se Redoni kish fituar.


Spektakli

Shuuuuuumëëëë i gjatë. Të mendosh që numrat ishin po njësoj si dy netët e para,është i panevojshëm të jetë aq i gjatë,por në Shqipe është traditë, ndaj ose kërkohet i tillë ose është normale.Ok!
Kush do ta kishte menduar se i vetmi person që nuk ishte paguar për të bërë spektakël-Ermal Mamaqi-do bënte më show nga të gjithë.Atij duhej ti shkonte 45.000 euroshi lol. Agron Llaka...s'po them gjë, po e lë me kaq. Gymysh... bakllava mualebi byrek byrek fustan i bukur, shnet shnet, pse erdhi kjo? Nga interpretimet skenike nuk pëlqeva asnjë, balerinët ishin të panevojshëm,të veshur shumë keq dhe shpesh herë nuk kërcenin njësoj. Rezarta shpresoja të sillte diçka të bukur pas performancës fantastike tek e Diela Shqiptare, por më zhgënjeu. Më pëlqeu Ronela Hajati dhe Visari, Adelina Tahiri mu duk qesharake.Shumë njerzve ju ka pëlqyer,mua të më falni por më bëri të qesh.Mu kujtu Arieli. Arieli me mikrofon tu këndu në ujë. Nejse ishte munduar,këngën e kishte të bukur.Njerëzve ju ka pëlqyer.


Justifikime

Ne artistët nuk bëjmë shumë lekë ndaj...BLLA BLLA BLLA. Artistë botërorë rrëzohen në skenë,bëhen pjesë e skandaleve DHE NUK JUSTIFIKOHEN,këta tanët veç tu u qajt. Nuk thonë më mirë herën tjetër,por jo s'kemi jo s'jemi si gjynahqarë. Po keni mi keni, por i nënvlehtësoni gjërat dhe i lini për momentin e fundit. Një muaj kishit shkuar në studio e kishit bërë një koreografi e jo ashtu rrëmujë. Kishit tre muaj kohë për tu menduar për një veshje tamam,s'ka nevoj me tentu të gjitha couture se ato janë veshjë me dhjetra mijra dollarë, ka veshje 100 euro sa të duash. Të gjitha sytë nga Beyonce,po jo mi zemra se shumica e artistëve të rinj dhe në Amerikë,Angli e gjetkë sajohen vetë e krijojnë dizajne nga më të bukurat. Po puna është se artistët tanë janë artistë vetëm një orë në ditë,pjesën tjetër janë vipa,drejtora,politikanë,gazetarë,drejtues e ku di unë. Me një orë la la la nuk arrin dot suksesin e nivelin te nalt kupto? Sa artistë shqiptarë e kanë filluar karrierën më koncerte në klube e sheshe? Me gishta nëse i numëron dot, ndërsa pa përjashtim të gjithë emrat e njohur të muzikës botërore e fillojnë karrierën me turne në klubet e kolegjeve/universiteteve, në baret e natës e kur ndihen gati 100% i drejtohen skenave të mëdha dhe atëherë si shoqërues e më pas si numra të parë. Këto dalin debutojnë tek festivali më i njohur në vend e direkt Lady Gaga. Më e bukura, ankohen se s'ka industri muzikore në Shqipëri! Nuk thonë shyqyr që s'ka, se po të kishte 90% e atyre që patë në festival nuk do kishin shansin ti ngjiteshin asaj skene.Jo po të isha unë drejtuesi i shtëpisë diskografike nje here,jo! Dua të them,boll u qajtët se nuk e keni idenë sesa me fat jeni o VIPA.

Ps.Sidoqoftë,unë e kam fiksim "Këngën Magjike", përndryshe...vërtet mendoni se do shkruaja kaq gjatë për këtë ♥

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.