Header Ads

Do të bëhesh milioner? Ok! Veç mos ja çaj t****n Agronit!


Dje teksa po ndërroja kanalet e televizorit,më zuri syri "Milioneri" tek Klani (versioni shqiptar) dhe vendosa ta shikoja. Kjo ishte hera e parë dhe tashmë hera e fundit që marr mundimin ta shikoj. Arsyeja përse më shtyu kureshtja kishte të bënte më një pyetjë jashtëtokësore e tipit "Cili sport është më i përshtatshëm për të mbajtur "MEETING"? - Atletikë,hipizëm,boks, Qitje. MEETING? SERIOZISHT e kanë këta!!! MEETING? E Agroni që ma lexonte MITING! Nejse....vazhdojmë,Agron Llakaj,pavarsisht se humorist i mirë, ka aq shumë kohë që emiton Sali Berishën,saqë ka marrë hijen e Salës dhe unë nuk po ambjentohesha dot me të. Së dyti, nuk di nëse është e lejueshme se të paktën kur kam pas ndjekur këtë program në versionin amerikan, drejtuesi kurrsesi nuk mund të vinte në loj lojtrarin. Ai djali thoshte përgjigjia ime përfundimtare është përshembull...B, Agroni vazhdonte me një insistim irritues ti ndryshonte mendjen. WTF! Megjithatë nuk do ta kisha marrë mundimin për të shkruar diçka rreth këtij programi sikur shoku Agron gjatë një shakaje me një prej lojtarëve mos ti tregonte "me humor" se ai...e ka pas bërë një film "Mos ma ça (apo mos ma) rruaj trapin!" JU BETOHEM! E tha me zë të lartë duke qeshur në mes të jë programi familjar,teksa lojtarit ju skuq fytyra. Ndërkohë dy minuta më vonë reklamoi dhe Millioner Junior (Që meqë ra fjala O KLANI! WTF WTF WTF është JUNIOR? Sinqerisht WTF është fjala JUNIOR? E shkatërruan shqipen këta injorantë e tmerrshme!).

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.