Header Ads

Flori i blen Elvana Gjatës unazë 100.000 Euro


Hahahahahhahahahaha! Ome e hëngrët e?! Po normale se tani kështu është bërë në Shqipe,futi një titull sensacionaLL e pastaj shkrimi tjetër për tjetër e fotografitë nga një vit më parë edhe lajm! Besoj e kuptoni se ku po dua të dal. Këtë fundjavë gazeta "Panorama" e cila fatkeqësisht është dhe ndër më të lexuarat në shtyp, publikoi një tjetër lajm magjik me titull "Flori dhe Elvana bëjnë publike lidhjen e dashurisë", por me një shkrim i cili jo vetëm nuk i përmbahej titullit,por as nuk të jepte një fakt se ku bazohej ky titull. Që janë dyshja më e suksesshme? Këtë e dimë prej vitesh. Që erdhën në Amerikë dhe Kanada për koncert? Po pse të parët janë? Të dy kanë statuset "single"? Po pse më çfarë u bë Facebook kushtetuta e Shqipërisë? Çfarë janë këto shkrime qesharake të cilat pretendojnë të jenë bazuar diku,por që në fakt vetëm të jesh ufo të mos e kuptosh që janë bazuar nga fotot e shpërndara në internet. Nuk po them që unë di nëse Elvana dhe Flori janë apo nuk janë bashkë, se nuk i njoh aq personalisht sa të flas për jetën private të seicilit prej tyre, por më duket e pavend që shkrime të tilla të lejohen të publikohen,pasi nesër pasnesër jo vetëm që do shtohen në numër,por dhe do shkatërrojnë besimin e publikut në shtypin e shkruar, pavarsisht se njerëz të cilët publikojnë lajme të tilla vetëm gazetarë s'janë. "Flori tashmë po i dedikohet vetëm Elvanës" thotë shkrimi, ndërkohë që në muajin dhjetor Flori publikoi këngë me Labinot Tahirin, Klajdin etj. "Pas një pauze të gjatë në ekranet shqiptare, Elvana u shfaq në Toronto" ...pauze të gjatë? Po Elvana s'ka lënë kopertinë, YouTube,Facebook e ekran pa u shfaqur këtë vit. Pamja e ndryshme e Elvanës si Beyonce...? Çfarë broçkullash! Nga të drejta i bëri me onde flokët dhe i ngjan Beyonces? Po pse Beyonce i shpiku flokët me onde? Sipas gazetës gjatë vizitës në Nju Jork "çifti" ka realizuar shumë foto (që mesa duket i paska parë vetëm gazeta) ku shfaqnin hapur afeksionin e tyre? Afe-çka mo? Vaferin? Po si ka mundësi paskan bërë kaq shumë foto si të dashuruar dhe ju nuk na sollët një,por na keni sjellë këto nga Balkan Music Awards një vit më parë? Pastaj,të kish qënë kaq i vërtet ky lajm nuk do e kishin vendosur në cep të kopertinës po do kishin bllokuar komplet faqen. Gjithsesi ne biseduam dhe me Florin i cili na tha:

"...Më vjen mirë që jemi ne o...bjektiv të gazetave serioze, por do të më pëlqente që mos të luanin me publikun, fansat dhe qytetarët, por të ishte serioze edhe në informacion! KEQ, nuk niset viti kqshtu! Sa i përket detajeve në shkrim të cilat sillen si fakte pa fakte, dua të siguroj gazetën "Panorama" se po të donim të fshehnim diçka nuk do këndonim bashkë në koncerte! Nuk do ishim aq të lirë sa ju e keni pqrshkruar! Nuk do bënim foto me adhuruesit bashkë! Ka shumë forma për tu shmangur.... përkundrazi ne jemi sikur para 9 vitesh, e duam dhe e vlersojmë njëri- tjetrin për atë që jemi, për atë që na duan adhuruesit tanë. Që të mos zgjatem shumë se po më flihet, unë nuk ja lash "Panoramës" ekskluzivitetin e këtij titulli apo dëshmie pa lidhje..."



4 comments:

  1. Eshte krejt patetitke. Keto gazeta duan nje law suit te pirdhen fare e te zene mend per here te tjera.

    ReplyDelete
  2. si cift shkojne shume bashke,jane te bukur, te talentuar dhe te sukseshme...dhe nuk shoh asnje gje te keqe te jene bashke,me shume sesa nga ana prefosionale.keshtu qe nuk kane pse ta bejene kaq mistike lidhjen e tyre.nqse nuk eshte keshtu, atehere ska pse te spekullohet as nga gazetat e as nga njerzit mardhenia e tyre.

    ReplyDelete
  3. e lexova atikullin "eskluziv" qe vetem dicka vertet eskluzive nuk kishte ne te. te gjitha informacione qe i dija.ketyre "pseudogazetave" per mendimin tim duhet te hidhen nje here ne gjyq, te gjobiten ca miliona leke qe heren tjeter te mendohen 100 here per te shkruar nje shkrim pa prova konkrete.elvana me florin vertet jane V.I.P por kjo s'do te thote qe te tregojne cdo detaj te jetes se tyre private publikut. kot nuk do te quhej jete private

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.