Header Ads

Pretendentja për Oskar - Glenn Close: Për rolin u frymëzova nga shqiptarja


Glenn Close këtë vit është nominuar në kategorinë e çmimit Oskar për aktoren më të mirë femër, në rolin e Albert Nobbs të filmit me të njëjtin titull. Ky film i shkruar nga vetë aktorja (ka punuar për skenarin) tregon për jetën e një gruaje në Irlandën e shekullit të 19 e cila vishet si mashkull për të mbijetuar në jetën shoqërore dhe ekonomike të këtij vendi gjatë kësaj kohe. Ju duket pak si figurë e njohur? Keni të drejtë që mendoni kështu, pasi Albert Nobbs si personazh, është i ngjashëm me një fenomen socialo-kulturor në disa zona të Shqipërisë,ku femrat në mungesë të mashkullit në shtëpi (ose thjesht nga dëshira) betohen që do të jetojnë si mashkull duke e zbatuar këtë në veshje,sjellje e punë. Për këtë dukuri ka shkruar dhe Edith Durham në librin e saj "High Albania" si dhe është realizuar një film " Virgjëreshat pa flatra" nga regjizori kanadez Nicholas Kinsey (me të cilin kohë më parë në Albaniac kemi realizuar dhe një intervistë rreth tij). Gjatë një interviste për "IndieWire", aktorja Glenn Close ka treguar, se frymëzimin për realizimin perfekt të këtij roli i ka marrë nga fotografia e një femre shqiptare (Pashka Sokoli, shiko foton më poshtë) që ajo ka parë vite më parë në revistën "National Geographic", në të cilën shkruhej për një element kulturor në Shqipëri ku , nqs një familje humbiste kryetarin e saj,atëhere përzgjidhnin një femër për të drejtuar dhe prezantuar këtë familje në shoqëri, duke kaluar jetën e tyre si burra. Kjo femër ishte dhe modeli i Glenn Close për rolin e saj në "Albert Nobbs", një rol për të cilin aktorja ka marrë vlersimet maksimale nga kritikët dhe e ka rikthyer në garën e çmimeve Oskar si pretendente në kategorinë e aktores më të mirë.


Pashka Sokoli

2 comments:

  1. a bon ni search button ne blogun tend o elbino... edhe pse ke hequr blogger bar, mund te denohesh per kete nga blogger. me keto labels e ke be mish mash...

    ReplyDelete
  2. Blogger e kena tonin na ka dhene leje per barin Search ne blog nuk eshte efektiv lajmet me te kerkuara te javes I ke anash se bashku me arkiven javore labels I kena heq me kohe :p mish mash nuk o po varet me c browser e shikon, me rekomandojme Chrome

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.