Header Ads

Rona Nishliu- 5 vjetë më vonë sërisht më e mira!


"Ndonjëherë na duhet një kohë disi e gjatë për të vendosur se cilin të vlersojmë me "Albaniac-Artisti më i mirë i vitit" e ndonjëherë na duhet vetëm një moment.I tillë ishte dhe rasti i Ronës.Sapo dëgjuam "Shko pastro pas saj" e kuptuam që ky titull nuk mund ti shkonte askujt tjetri përveçse asaj.Gjithçka është perfekte,perfekte,perfekte! Këndimi,teksti,muzika...gjithçka!" - Këto kanë qënë rreshtat që kemi shkruar për Ronën në vitin 2007 këtu në Albaniac, kur e vlersuam si këngëtaren më të mirë (+ videokëngën më të mirë) të vitit për "Shko pastro pas saj". Rreth pesë vjet më vonë, mendimi dhe vlersimi ynë për të vazhdon të mbetet i njëjtë,por këtë herë Rona nuk është vetëm e preferuara jonë,por e të gjithëve. Ajo sapo ka fituar çmimin e parë në "Festivalin e Këngës në RTVSH", një fitore e cila për herë të parë në afro një dekadë nuk është kundërshtuar nga shtypi,publiku apo artistët. Ne biseduam për pak çaste më të dhe ja se çfarë mësuam:




Elbino: Rona së pari urime e së dyti ku gjendeni në këto momentë e me çfarë jeni duke u marrë?

Rona Nishliu: Falemnderit! Momentalisht jam në gjirin familjar, me më të dashurit e mi duke u kënaqur me ditët e para të këtij viti të shumë përfolur.

Jeni shpërblyer me çmimin e parë në edicionin e 50_të të Festivalit të Këngës në RTVSH...a keni filluar të mësoheni disi me fitoren?Si po e festoni?

Jam shumë e lumtur për këtë fitore! Nata e fitores tanimë është histori, jetoj për të ardhmen dhe shpresoj që paraqitja në Eurovision të jetë edhe më e suksesshme se në Tiranë.

Jeni shqiptarja e parë nga Kosova, që do ti ngjiteni skenës së Eurovision, si është pritur fitorja juaj atje (në Kosovë)?

Kam dëgjuar nga shumë miq që pas fitores qiellin e Prishtinës e vërshuan fishekzjarret.



Sa kohë kemi që njihemi e nuk më kishit treguar që shkruanit poezi. A është thjesht hobi apo keni menduar dhe të publikoheni?

Momentalisht shumicën e energjisë e kam koncentruar në muzikë, ndërsa përsa i përket shkrimit… do të vijë kohë dhe për të!

Më pëlqeu shumë teksti i këngës "Suus" si dhe fakti që ju jo vetëm këndoni por jeni pjesë e kësaj kënge. Sigurisht që vargjet,gjithkush mund ti interprettoj sipas eksperiencës personale,por ju mund të na shpjegoni se në ç'eksperiencë janë bazuar këto vargje dhe se çfarë keni dëshiruar të përcillni nëpërmjet tyre tek publiku?

Tregimi i “Suus” i referohet aktualitetit tonë i cili si i tillë është pjesë e jetërave të gjithsecilit. “Suus” është rezultat i një gjëndje shpirtërore, habisë së akumuluar nga tjetërsimi i qënjes njeri dhe jo racionalitetit të ambicieve të çuditshme të po këtij njeriu në raport me potencialin e tij. Problemi nuk është antivlera, problemi jemi ne, që nuk arritëm ta parandalojmë dhe krijuam kushte optimale për zhvillimin e saj. Uroj që njerëzit të kuptojnë mesazhin e tekstit të "Suus" - optimizmin.



"Suus" përveçse mjaft origjinale,njëkohësisht ishte dhe shumë e veçantë si këngë, si melodi,si interpretim në krahasim me krijimet që kemi ndjekur në vite tek Festivali i Këngës. Kur dorëzuat këngën për konkurim a menduat se po guxonit shumë,po reagimi i parë në qarkun e organizatorëve si ka qënë?

Unë mendoj që çdo njeri duhet të punoj në atë që vërtetë e do.

Tashmë do përfaqësoni Shqipen në Eurovision.A kanë filluar të ju prekin ethet e këtij festivali?

Përgjegjësia çdo ditë sa vjen e shtohet. Punoj ditë për ditë që ky tregim të ketë një fund të lumtur për të gjithë.

Ndoshta është herët për të pyetur,por egziston ndonjë ide në lidhje me datë/periudhë të realizimit dhe publikimit të videos? A do jetë versioni përfundimtar në shqip apo anglisht?

Momentalisht jam duke punuar në versionin final të këngës. Për çdo detaj tjetër të rëndësishëm do t’ju informoj me kohë.




Tani që fituat çmimin e parë, çfarë ëndrre ka filluar të ju shfaqet disi më shpesh në gjumë?


Endërra e një nate vere.

Të uroj ta gjesh sa më shpejt :)

Në fund më lejoni t’ju uroj të gjithëve më të mirat për këtë vit të ri ,duke ju dëshiruar vit të shëndetshëm, përplot fat dhe të suksesshem në jetësimin e aspiratave të gjithsecilit. Do ti lusja të gjithë për mbështetje meqë kjo është e vetmja formë inspiruese dhe motivuese për të ecur mirë dhe për të bërë përgatitje të vullnetshme për Eurosong. Me shumë dashuri! - Rona ♥♥♥


Përgatiti: Elbino/Albaniac TDA 01/2012

1 comment:

  1. http://www.youtube.com/watch?v=d_KtMpvrGB8
    watch this, so european.....

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.