Header Ads

Rona Nishliu flet për "Suus" dhe përfaqsimin në Eurovision


Pas fitores në "Festivali i Këngës në RTVSH" Rona Nishliu është nisur drejt Prishtinës, ku po fillon përgatitjet për prezantimin e saj në Eurovision. Ne biseduam për pak çaste me të dhe të hënën do ju sjellim një intervistë që këngëtarja dha për Albaniac. Ndërkohë po publikojmë këtu një fragment të shkurtër, ku e pyetëm në lidhje me tekstin dhe mesazhin që përcjell "Suus" Rona na tregoi:

Tregimi i “Suus” i referohet aktualitetit tonë i cili si i tillë është pjesë e jetërave të gjithsecilit. “Suus” është rezultat i një gjendje shpirtërore, habisë së akumuluar nga tjetërsimi i qënies njeri dhe jo racionalitetit të ambicieve të çuditshme të po këtij njeriu në raport me potencialin e tij. Problemi nuk është antivlera, problemi jemi ne, që nuk arritëm ta parandalojmë dhe krijuam kushte optimale për zhvillimin e saj. Uroj që njerëzit të kuptojnë mesazhin e tekstit të "Suus", optimizmin.

1 comment:

  1. Për mendimin tim, titullin, kënga (por edhe poezia), duhej ta kishte : QAJ !
    gjithashtu nëpër intervista nuk ka pse Rona të përpiqet që me çdo kusht t'i japë tekstit të saj një mesazh optimist e aq më tepër të forcojë dëgjuesit që ta kuptojnë kështu.

    Teksti është interesant, ai tregon pafuqinë e autorit, përballë realitetit ku ndodhet. (po ja u lehtësoj kuptimin :D )

    Unë i kam bërë një përkthim në frëngjisht, po qe se ju hyn në punë përdoreni. ;)

    Suus

    Dans ce monde, l'amour n'y est plus
    Le temps n'a pas le temps, non plus
    non ! non ! non! non !
    Le temps pour nous n'a plus le temps.

    Mon avion atterrit
    Dans la piste sans lumière de ton coeur
    Où jouant des coudes grimpent aujourd'hui
    Tous ceux qui hier étaient en pleurs.

    Mais les jours passés n'ont pas d'importance
    En mers agitées engloutis
    Les lendemains ne vont plus rien amener
    Avec espoir, sans espoir ou folie.

    Laisez moi pleurer, pleurer, pleurer, pleurer
    Parce que pleurer c'est ce que je fais de mieux, aujourd'hui.

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.