Header Ads

Përse nuk garon për Oskar - "The Forgiveness of Blood"?



Që prej datës 24 shkurt, në kinematë amerikane (ato të artit) ka filluar të shfaqet filmi "The Forgiveness of Blood" i regjizorit Joshua Marston, me skenar të J.Marston,Andamion Murataj e në role kryesore Tristan Halilaj, Refet Abazi,Zana Hasaj,Erjon Mani,Luan Jaha,Sindi Laçe etj. Filmi ka marrë vlersime shumë të mira (4 nga 5 yje) prej publikimeve dhe kritikëve më të mirë të filmit në Amerikë si Neë York Times,Rotten Tomatoes, Metacritic,TimeOut NY, L.A Times,Entertainment Weekly,New York Post etj. Megjithatë besoj se po ashtu si unë, dhe juve keni bërë një pyetje të thjeshtë teksa lexoni tërë këto vlerisme të mira. Përse ky film nuk është kandiduar për të prezantuar Shqipërinë në kategorinë e çmimeve Oskar për "Filmin më të mirë të huaj"? Arsyeja e dhënë prej Akademisë së Filmit? Regjizori i "The Forgiveness of Blood" nuk është shqiptar (J. Martson është amerikan), e pavarsisht se historia,vendngjarja,skenaristi,aktorët janë shqiptarë...regullat janë rregulla dhe sipas Akademisë, pashaporta amerikane e ka skualifikuar këtë film nga kjo kategori. E kush do ta kishte menduar se të qënit amerikan do të sillte fat të keq në Hollivud. Jallaaaa! lol

Për ata të cilët jetojnë në zonat ku filmi nuk shfaqet në kinema, mund të kontrolloni dhe ta porosisni në "Video Demand".

1 comment:

  1. rracista mo rracista 84 vjet oscar si nuk fitoj nje film shqiptare per film te huaj ka pasur filma te jashtzakonshem e aktor te medhenj qe me te vertet u takonte te merrnin oscar si psh kadri rroshi e shume te tjere pse mo filmat e tjere me perpara amerikanet i kane bere

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.