Header Ads

BabaStars dhe Noizy rrihen me grushta pastaj rrihen me këngë


Pardje në aeroportin e Zuriut në Zvicër anëtarët e BabaStars janë rrahur me Noizy dhe një shokun e tij. Një grup prej gjashtë vetësh i BabaStars (Tingulli 3nt,Skillz,etj) kanë qënë në Zvicër për koncert e në mbërritje duket se janë "takuar" me Noizy dhe ka plasur sherri. Ende nuk dihet pse janë zënë, e nuk është tu pyet kush se nuk është hera e parë as për njërin e as për tjetrin. Tani varet se kë dëgjon ngjarja ka ndodhur kështu:

Sipas BabaStars:

Noizyn e kanë rrahur shumë keq,e kanë bërë me gjak dhe shokun e Noizyt e kanë bërë keq fare saqë ai tani mban kapuç për të mbuluar shenjat. Gjatë zënies Noizy dhe shoku i tij kanë vrapuar për tu fshehur mbas polices së kontrollit të pashaportave.Ndërkoë që anëtarët e BabaStars i ka arrestuar policia, Noizy dhe shoku i tij kanë lënë hotelin dhe janë larguar për në drejtim të paditur. Më pas BabaStars arrijnë të dalin në koncert ku pyesin nëse është Bajrami sot se i kanë bërë dy kurbana.


Sipas Noizy:

Anëtarët e BabaStars janë rrahur shumë keq nga Noizy dhe një shoku i tij në aeroportin e Zyrihut, duke përfunduar me sy të nxirë e shenja. Noizy tregon se i ka rrahur keq pavarsisht se ishin 6 me dy dhe pyet sesi do dalin në koncert ata! Në shenjë fitoreje Noizy tregon për fansat e tij varsen e Getoarit të cilën ja ka këputur nga qafa.



Sipas këtyre dy historive ju duhet të mendoni se njëra apo tjetra palë janë bërë bërrnut...Ncuq! Të dyja palët kanë publikuar video ku tregojnë se nuk kanë shenja por gjithashtu tregojnë dhe fakte për të provuar fitoren e tyre. Noizy varsen e Getoarit dhe njëri nga Babastars pantallonat me gjak nga Noizy.

Kush fitoi? Ende nuk e kemi vendosur!

Status pas statusi në rrjetin shoqëror të Librit të Syrretërve dhe Cicërimave të dyja palët mundohen të vërtetojnë versionin e tyre, pa pranuar që të dyja mund të jenë rrahur për qejf.


Le ta themë me këngë

Pasi fjalët,videot dhe fotot nuk bënë punë Babastars dhe Noizy ja filluan këngës. Të dy publikuan video "Diss" për njëri-tjetrin.Ndërkohë kalamajtë e tetvjeçares në mbarë viset shqiptare,elektrizojnë YouTube dhe FB me komente kamikazësh.







Ndërkohë që beteja elektronike vazhdon, ndryshe nga herët e tjera, kësaj rradhe shtypi dhe publiku shqiptar 16+, as nuk e ka vënë ujin në zjarr. Krrak krrak! lol

3 comments:

  1. ev Zoti jav Marroft Ftyren.
    Po ska shka me ju marru se skan ftyr.

    ReplyDelete
  2. pupuppuu skan ftyr hiq ne vend qe me i dal zot njeri tjetrit coptohen nervete idjota noizy eshte mete vertet rob i mir mu personalisht me pelqen si rob baba stras ffff cop cop me dukn sidomos geti qe nuk meka pelqy kurr une nuk jam me asnjerin noizy ta dini qe eshte ro zotit

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.