Header Ads

Dancing with the Stars Albania kete jave nata finale?

Fale Tony Dovolanit per disa vite me rralle nuk mund te them qe e kam ndjekur vazhdimisht,por kam pare ketu-aty seri nga "Dancing with the Stars" ne Amerike, te pakten aq sa per te patur nje ide si funksionon spektakli,konkurimi etj. Nuk mbaj mend qe ne ndonje sezon te ketij spektakli (nje prej me te shikuarve ne Amerike) te kete ndodhur qe nje (pale tre cifte) ti rikthehen gares ashtu sic nuk kam pare qe ne naten finale per te shpallur fituesin konkurojne 6 cifte!!!! Gjysma e konkuruesve hahahhahahahhaah WTF WTF WTF Po keta mund ta kishin zgjedhur fituesin gjashte jave me pare perse u lodhen kot. E mund te ma shpjegoj dikush sesi Xhani, te cilin e eliminuan qe ne javen e pare, rikthehet si finalist? Duke qene se Xhani po kercen po ashtu si dhe ne fillim, i bie qe juria te kete qene gabim e nese juria ka qene gabim atehere perse mbahet juria? Te jete vetem juria e organizatoreve te spektaklit qe vendos s'ka nevoj per shpjegime lol. Desha me thene juria e shikuesve te spektaklit, dmth atyre qe votojne nepermjet telefonit hahahhahahaha. Po duket si nata finale e Kenga Magjike. Cmimin per lookun me te mire Simone,Cmimin per atletin me te mire Strakosha hahhahaha Si nuk u be nje here nje spektakel ku VIPAT shqiptare thjesht te vijne per tu argetuar, po te gjithe duan te fitojne e te gjithe duan te vlersohen e te gjithe ...bllajk! Qe kur kane filluar te kene televizionet "frike" nga vipat kur gjithmone ka qene e kunderta?! Elvana , Vedati dhe Ornela duhej te ishin ne finale. Hajt shnet!




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.