Header Ads

"Dy Minuta" me Zanfina Ismailin

Zanfina Ismaili per Albaniac.Foto:Avni Selmani

Qe prej fillimit kur doli ne skene me kengen "Gajdexhiu", Zanfina Ismaili nuk ka deshtuar asnjehere te sjelli cdo vere ne skenen muzikore nje dance-hit. Ndaj dhe ne menduam se nese do kish nje kengetare per te biseduar  rreth muzikes dance kete vere, nuk mund te ishte kurrkush tjeter pervec saj.

Zanfina pershendetje! Si po ja kalon kete vere?

Vera filloi me pune dhe obligime te shumta,si cdo here.Mua vera gjithmone me gezon me se shumti per faktin qe do ta shoh detin sepse e dua shume (detin),por pastaj kur fillojne koncertet dhe nuk kam kohe te lire e kujtoj qe profesioni yne eshte t'i argetojme njerezit kur ata jane duke pushuar ne punojme dhe anasjelltas.
 
Nuk me besohjet qe javen tjeter vjen gushti!!! Tere stines ka qene shi e zagushi,po andej nga juve?

Njejte edhe tek neNe apartamentin ku jetoj eshte fllad keshtu qe kete vere nxehtesine nuk e kam ndjere aq shume.

Me shkoi mendja qe dhe andej do kete qene vape e madhe se vura re qe dhe femrat kishin fillu me e rruajt koken hahahhahahhahaha

Kesisoji une flladitesha para 2 viteve hihihi, dhe nuk e mendoja qe flladitja ime do percjellej aq shume sa te behej trend ne 2010...dhe 2012.Wow!

Meqe ra fjala, me pelqen stili yt i fundit me pantallonat e shkurtra dhe kemishe te lehte.Sportiv,elegant e seksi ne te njejten kohe. Nje kombinim i rastesishem apo stili juaj i kesaj vere?

Une gjithmone tentoj te bej kombinime te bukura verore,pasi qe eshte stina ime e preferuar.Por sa i perket skenes me primare e kam komoditetin dhe praktiken, sepse koheve te fundit nuk po mund te kendoj me taka te larta mbathur, pasi qe vallezoj goxha shume dhe po detyrohem te mbath kepuce te sheshta apo cizme verore, nganjehere edhe atlete.Ne jete te perditshme  preferoj kepucet e sheshta shume,por kur e di qe s'do te lodhem atehere mbath take te llojit ''Kim Kardashian shkon te parukieri'' hahahaha.
 
A keni shkuar diku per pushime apo i jeni dedikuar me teper koncerteve dhe jetes artistike?

Nuk kam qene per pushime,por kur kendova kete vere ne Ulqin shkova ne plazh vetem 1 ore e gjysme dhe me mjaftoi qe te relaksohem sado pak per ditet ne vijim.

Cila ka qene kenga me te cilen do e mbani mend veren 2012?
 
Rihanna ft Chris Brown Turn up the musiiiiiiiic remix.


Duke folur per kenget,ju kete jave publikoni "2 Minuta",per cfare ben fjale kjo kenge dhe me ke keni bashkepunuar?

Para se te fillonte sezoni i ngjeshur veror isha ne studio duke inqizuar 10 kenge popullore
te cilat ne koncerte i kerkojne shume dhe kompozitori Shkumbini i cili i punoi keto kenge
kishte filluar te punonte nje kenge dhe sa me shume qe kalonin ditet ne studio kenga po mbushej me instrumente (live) dhe filloi te na pelqente,ndaj vendosa ta marr dhe ta bej klip.Kenges tekstin ia ka bere Avni Qaili,ku une jam nje vajze qe ka nje te dashur fanatik i cili don ta mbylle ate ne shtepi etj.Dmth i pershtatet mentalitetit tone shume.

"2 Minuta" mesadi une do te pasohet dhe nga nje videokenge tjeter apo jo?

Une veqse e kam kryer edhe nje kenge tjeter qe dallon nga zhanri me ''2 minuta'' dhe kam pasur plan qe ta beje klip dhe ende e kam plan.Shpresoj qe te realizohet,pasi qe me kengen ''2 minuta'' jemi vonuar pak me klipin.Por jo gjithmone ecin gjerat ashtu siq dua une.



Nderkohe kete vit ka pasur nje prurje shume te madhe albumesh ne treg prej emrave me te njohur te Estrades.Po ju a keni ne plan te vini me nje album? Ndonje detaj?
 
Kete vit kishte me shume marketing se do kete albume dhe ne realitet s'pati aq sa u tha.Une me shume deshire do t'a beja nje album po qe do te kishte se paku ''kthim investimi'', por kriza eshte aq e thelle tek ne sa qe kenget i paguajme vete,per t'i gjetur te nesermen download free ne internet.Dmth me mire eshte 1 kenge ne 1 stine.

Qarkullojne dy lajme nderkohe, nje ka te bej me nje bashkepunim te dytin midis jush dhe Adelines, ndersa tjetri ku thuhet se ju nuk keni deshire te beni duete.Cili nga keta te dy eshte i vertete? 


Nuk eshte se nuk kam deshire te bej duete por kam deklaruar qe arsyeja pse nuk kam bere duete eshte sepse te gjithe po benin duete dhe ishte veshtire te gjeje nje kengetar duke kenduar kengen e vet pa qene duet apo trio dhe nuk doja te isha aq rob i trendit (ju kujtohet flladitja ne pergjigjjen 3?).Pastaj duetet veshtire te kendohen ne koncert...Ndersa sa i perket duetit me Adelinen e vertete eshte se ishte ne plan te behej ne pranvere ne France,por sic e ceka edhe me lart jo gjithmone planet behen ashtu sic duam ne.
 
Jemi duke bere gati listen e 20 kengeve me te mira Vera Dance 2012 (shqipetare).
Cilen kenge do na rekomandonit juve te mos e linim jashte kesaj liste?

Hmmm....Po ta krahasojme sa kenge me te bukura kishte ne 2011 do cuditeshim edhe ne me mungesen e hiteve kete vit.Kane filluar kenget te jene ne asi zhanri qe nganjehere po mendoj se jam duke jetuar ne Bronx.


Sipas jush cfare i nevojitet nje kenge verore per tu bere e suksesshme (gjithmone per rrymen dance).Jua bej kete pyetje, pasi jeni nder te paktat qe cdo vere nuk gaboni dhe sillni ne skene nje kenge dance e cila shnderrohet ne hit!

Se pari ju falenderoj nga zemra per kete kompliment se aspak se prisja.Do ju tregoj si ja bej une kur hyj ne studio dhe eshte recete e pagabueshme: Kur e degjoni kengen per here te pare dhe menjehere ju pelqen dhe filloni e vallezoni me te, atehere pa dyshim se eshte hit!Por nese ju nevojitet me shume se 2 degjime atehere edhe publiku do ta prese njesoj si ju.


Pergatiti:Elbino Albaniac/2012

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.