Header Ads

Perse doli Ledri ne pension?



Oh artistet tane! Nje kenge te bukur ne vit, por ama kur vjen puna per lajme...nga nje sensacion e prodhojne cdo muaj. Sic keni degjuar Ledri eshte terhequr nga skena muzikore, e une kisha menduar qe ne pension dalin vetem 65 vjecaret. E beson kush kete? Une them maksimumi nje vit dhe ja kur te dali serisht me nje kenge, biles dhe nje vit e shume eshte. Asnje nuk e le dot muziken, se nuk eshte si me punu tek Mc Donalds. E ke ne shpirt e sado qe te mundohesh, malli per te e per skenen nuk te le rehat. Ene kshu! Megjithate largimi i Ledrit duket disi i justifikueshem dhe nuk di perse njerzit jane cuditur kaq shume. Eshte familja e tij ajo qe e ka detyruar Ledrin te beje kete levizje duke tentuar ta largoje nga Babastars, pasi pjesmarrja ne kete grup nuk i ka sjelle gje tjeter pervecse probleme rreperit te njohur. Rrahja me Noizy, pastaj rrahja me Krenarin, e me ardhjen e TBA pritej dhe nje sherr midis tyre e Tingullit (plus ajo intervista e Ledrit dhe Visarit ku flasin per Unikkatil), ndaj mesaduket familja i ka paraprire nje incidenti te mundshem dhe i ka kerkuar Ledrit ti qendroj larg ketij rrethi shoqeror i cili brenda nje viti e ka shnderruar ne nje tjeter person, perpara se te ndodh dicka serioze. "Largimi" nga skena duket se ka qene levizja me e mire, per te mos krijuar hatre me pjestaret e tjere te Babastars, e per te ndihmuar Ledrin qe te kaloj nje periudhe kthjellimi per gjithcka qe ka ndodhur gjate vitit te kaluar. Sa per ndarjen nga Dafina, kjo e fundit dha interviste, tha gjithmone kemi qene vec shoke te mire, pra imagjinoni tani tu u fol per ndarje...po po patjeter!

Ne lidhje me Visar Shalen apo sic njihet nga fansat e miqte me nofken Skivi, anetarin tjeter te Skillz, ai do vazhdoj aktivitetin me Babastars, me te cilet dje ka qene duke mbajt koncert ne Ferizaj. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.