Header Ads

Kenga Magjike - Java e katert vlersimet

Adrian Gaxha dhe Floriani - Ngjyra e kuqe

Ne fakt duhet thene Floriani dhe Adriani, sepse eshte Floriani ai qe e ben kengen te kendshme me zerin e tij super,pasi ritmi eshte i vjeter e Adriani po Adrian. Nderkohe...a nuk ndiheni disi te parehatshem te degjoni nje femije teksa i kendon ngjyres se kuqe apo thuaj se mos eshte femija juaj hahahhaha.T'ka baba playboy ty!



Elia dhe Lazy - Je ti

Keta jane cift i lezetshem dhe kenga eshte e kendshme, por ka probleme me arranxhimin pasi zeri eshte shume here me larte sesa muzika.




Leotrim Gashi - Nuk te kam harruar

Nuk eshte se kenga eshte e keqe,por eshte shume e zakonshme.Leotrimi kendon mire,por ka probleme me perfundimin e vargjeve,sepse nuk i mbaron asnjehere deri ne fund dhe pavarsisht se stonon lehte, eshte mese e dukshme. 


Aurel Hazai - Delirium

Ketu jane dy kenge te mbledhura ne nje, e nese te dyja kenget vec e vec do funksiononin shume mire, se bashku duken rremuje. Ritme te tilla kane nevoje per vokale shume te fuqishme cka ketu mungojne e si perfundim nuk vjen tek Alma.



Eliza Hoxha - Mbetem

Po Eliza perse qenka bere si Rozana Radi hahahhahahhaa.S'me rrihej pa e thene sorry! Kenga ka nje fillim shume te bukur, por refreni ja prish mundesine per te qene perfekte sepse ka nevoj per nje refren me te forte.Gjithsesi mua me pelqe kjo kenge. 



Vojsava Aliaj - Brenge zemre

Si kenga ashtu dhe zeri i Vojsaves jane te bukura.Ka vetem nje problem vec ;Vojsava pavarsisht zerit te mire, kendon shume shpejt e nuk percjell emocion ne zerin e saj.Kenga titullohet "Brenge zemre", por interpretimi i saj s'te le aspak pershtypjen  se dikush po vuan.



Pirro Cako - Dalldisa

Mamica Mamica Mamicaaaaa looool. Dalldisa begenisa shashtisa ta nisa gudulisa ....WTF Kur Zig&Zag nisi kete moden e kengeve me ritme cigane, dukej si dicka e re ne skenen muzikore, por tani qe po e nxjerrin te gjithe nga nje te tille u Dalldisa Dalldisa Dalldisa. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.