Header Ads

Shqiptaret e Shekullit te Ri

Ndoshta viset shqiptare,po shkojne drejt te ardhmes me pengesa te shumta e hapa jo te shpejte,por popullsia e tyre,shqiptaret vete po ndryshojne me hapa gjigande. Teksa politikanet tane, po ashtu si puna e tyre, shfaqen te lodhur,te pandryshuar,me te njejtat kostume dy numra me te medhenj e floke te prera si tek berberi me i lire i lagjes,popullsia jone po ndryshon ngjyre e po rradhit veten midis popujve europiane.aty ku e ka pasur vendin gjithmone. Deti nuk ka me nevoje te ngrije,as te shnderrohet ne kos.Endrrat po fluturojne me ulet, e po i prekim.dita dites. Shekulli i ri e gjen Shqiperine te lodhur,por shqiptaret me optimiste se kurre. Me rastin e 100 vjetorit te pavarsise, ne menduam te tregohemi me optimiste sec ndihemi dhe t'ju sjellim nje kolazh me fotot e disa prej personazheve me te njohur nga brezi i ri i artisteve shqiptare,per t'ju rikujtuar se sa popull i bukur jemi, sa i ndryshem, sa i qejfit, sa i kemi rezistuar shekujve,sa gjalle jemi prape e gjithmone do te mbesim deri ne fund te kohrave. Ne shqiptaret, e dime me mire se gjithkush tjeter se e nesermja mund te sjelle gjithcka, ndaj sot te jetojme sikur do vdesim te rinj...pervec disa politikaneve qe u plaken e duket sikur i ka harru vdekja lol Ju mos festoni! S'rri dot aq gjate serioz une :) 


Ps. Kete kolazh doja ta shoqeroja me nje kenge shqip, po keto kompanite qe mbledhin dy qindarka ne emer te autorit e bllokojne cdo kenge shqipe ne YouTube, ndaj perdorem kete. Po kur te fillojme ti kerkojme dhe ne qindarka per lajmet qe ju bejme ene te lahemi jek e jek, qe ju prifshin serverat dhe mekentoshet jalla. :p




1 comment:

  1. Nuk me del mua kjo video ketu.
    youtube.de
    Blok GEMA :(
    Germany :(

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.