Header Ads

Lajmi me i lexuar i vitit ne Albaniac

                                          Flori i blen Elvanes unaze 100.000 euro

 Ne Albaniac ne rralle here shkruajme per skandale duke u perqendruar me teper tek lajmet rreth muzikes,programeve,modes etj por kur shkruajme...sigurohemi qe do jete lajmi me i lexuar i vitit lol. I degjon ne tv e intervista, te thone se nuk i kuptojne perse shkruajne per thashetheme,perse nuk shkruajne per artin...eeeeeeee sepse s'do i lexonte kush ndaj. Lexuesit te thone te njejten gje, nuk lexojne thashetheme,nuk i blejne gazetat me thashetheme,pastaj vec kur bejne ndonje status FB, jo se e kishin lexuar po se i tha njeri i njeres se njeres etj. Kersheria e publikut dhe qejfi per tu marre me perralla e ka cuar nje pjese te mire te shtypit artistik qe jo vetem te shkruaj per skandale,por dhe ti krijoj ato.Proza popullore mi ma. Lidhja e Elvanes me Florin, ishte nje tjeter perralle qe ju servir lexuesit kete vit,e pavarsisht se nuk u provua te jete e vertete i shiti gazetat nuk la nje ne tezge. Ne menduam te benim pak humor dhe publikuam lajmin e meposhtem.Nderkohe lajmi i dyte me i lexuar ka qene ai per publikimin e videos se Ermal Fejzullahut dhe Genes me titullin "Ajo". Mos me pyesni as une nuk e shpjegoj dot. Jeni bere shume te cuditshem! lol



Hahahahahhahahahaha! Ome e hëngrët e?! Po normale se tani kështu është bërë në Shqipe,futi një titull sensacionaLL e pastaj shkrimi tjetër për tjetër e fotografitë nga një vit më parë edhe lajm! Besoj e kuptoni se ku po dua të dal. Këtë fundjavë gazeta "Panorama" e cila fatkeqësisht është dhe ndër më të lexuarat në shtyp, publikoi një tjetër lajm magjik me titull "Flori dhe Elvana bëjnë publike lidhjen e dashurisë", por me një shkrim i cili jo vetëm nuk i përmbahej titullit,por as nuk të jepte një fakt se ku bazohej ky titull. Që janë dyshja më e suksesshme? Këtë e dimë prej vitesh. Që erdhën në Amerikë dhe Kanada për koncert? Po pse të parët janë? Të dy kanë statuset "single"? Po pse më çfarë u bë Facebook kushtetuta e Shqipërisë? Çfarë janë këto shkrime qesharake të cilat pretendojnë të jenë bazuar diku,por që në fakt vetëm të jesh ufo të mos e kuptosh që janë bazuar nga fotot e shpërndara në internet. Nuk po them që unë di nëse Elvana dhe Flori janë apo nuk janë bashkë, se nuk i njoh aq personalisht sa të flas për jetën private të seicilit prej tyre, por më duket e pavend që shkrime të tilla të lejohen të publikohen,pasi nesër pasnesër jo vetëm që do shtohen në numër,por dhe do shkatërrojnë besimin e publikut në shtypin e shkruar, pavarsisht se njerëz të cilët publikojnë lajme të tilla vetëm gazetarë s'janë. "Flori tashmë po i dedikohet vetëm Elvanës" thotë shkrimi, ndërkohë që në muajin dhjetor Flori publikoi këngë me Labinot Tahirin, Klajdin etj. "Pas një pauze të gjatë në ekranet shqiptare, Elvana u shfaq në Toronto" ...pauze të gjatë? Po Elvana s'ka lënë kopertinë, YouTube,Facebook e ekran pa u shfaqur këtë vit. Pamja e ndryshme e Elvanës si Beyonce...? Çfarë broçkullash! Nga të drejta i bëri me onde flokët dhe i ngjan Beyonces? Po pse Beyonce i shpiku flokët me onde? Sipas gazetës gjatë vizitës në Nju Jork "çifti" ka realizuar shumë foto (që mesa duket i paska parë vetëm gazeta) ku shfaqnin hapur afeksionin e tyre? Afe-çka mo? Vaferin? Po si ka mundësi paskan bërë kaq shumë foto si të dashuruar dhe ju nuk na sollët një,por na keni sjellë këto nga Balkan Music Awards një vit më parë? Pastaj,të kish qënë kaq i vërtet ky lajm nuk do e kishin vendosur në cep të kopertinës po do kishin bllokuar komplet faqen. Gjithsesi ne biseduam dhe me Florin i cili na tha:

"...Më vjen mirë që jemi ne o...bjektiv të gazetave serioze, por do të më pëlqente që mos të luanin me publikun, fansat dhe qytetarët, por të ishte serioze edhe në informacion! KEQ, nuk niset viti keshtu! Sa i përket detajeve në shkrim të cilat sillen si fakte pa fakte, dua të siguroj gazetën "Panorama" se po të donim të fshehnim diçka nuk do këndonim bashkë në koncerte! Nuk do ishim aq të lirë sa ju e keni pershkruar! Nuk do bënim foto me adhuruesit bashkë! Ka shumë forma për tu shmangur.... përkundrazi ne jemi sikur para 9 vitesh, e duam dhe e vlersojmë njëri- tjetrin për atë që jemi, për atë që na duan adhuruesit tanë. Që të mos zgjatem shumë se po më flihet, unë nuk ja lash "Panoramës" ekskluzivitetin e këtij titulli apo dëshmie pa lidhje..."



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.