Header Ads

Ne Eurovision me Kenge te vjedhur - Ani Cuedari

O ZOOOOOOOT! Ky eshte kulmi! Me vjen peshtire! Si ja ka lejuar vetes skena shqiptare qe te arrije deri ne kete pike e cila perfundimisht eshte fundi i fundeve! Per cfare i futet dikush rruges se bukur te muzikes? A nuk i futet prej pasionit? Atehere si mund te shkosh te vjedhesh kryekeput kengen e dikujt tjetri e ta prezantosh si tenden? Ju ka lene petulla mo njerez? Imagjino te fitoj festivalin e te shkoj ne Eurovision! Imagjino cfare turpi, pa leje pastaj ndeshkimet e tjera! O ROBO! Cfare ke qene tu mendu o ROBO se njerez nuk i therret dot me! Qe thoni juve, kompozitori Arion Muka jo vetem qe ka vjedhur muziken e kenges "Me ler nje enderr" kenduar nga Ani Cuedari, jo vetem qe ka mashtruar stafin artistik dhe organizues te festivalit, jo vetem qe po i shkaterron karrieren e e re Ani Cuedarit (se te gjithe do thone kenga e vjedhur e Anit jo e Arionit apo jo?), por eshte SELEKSIONUAR DHE PER NE FINALE! Imagjinoni tani te fitoj! Fatkeqsisht ka harruar se publiku nuk mashtrohet dot ndaj dhe ketu po ju sjellim burimin nga eshte kopjuar kjo kenge e cila i perket kengetares koreane J Min e cila e ka titulluar hitin e saj "Stand Up". Me poshte mund te degjoni/shikoni te dy versionet dhe gjykoni vete. Nderkohe dikush ti telefonoj drejtorit artistik te festivalit se kane dhe pak ore kohe per ta skualifikuar e ti lene vendin dikujt qe e meriton tamam. Turp!

Ps, Me e bukura fare nje nder vargjet e para te kenges se Anit flet per njerzit hipokrite hahahhahaha.





1 comment:

  1. BRAVO! Nje njeri i papergjegjshem mund ti prishi karieren e re nje kengetareje super te talentuar... gjynaf c'mban ky dhe! Ani je me e mira, pavarsisht kesaj gjeje te paprecedent qe te ndohi

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.