Header Ads

Aferdita Dreshaj dhe e verteta e fotove me Leonardo DiCaprio


Aferdita Dreshaj ka me shume se nje jave ne Majami se bashku me Tika Ivezaj dhe Angela Martini, ku kane realizuar disa projekte mode e reklama per "Toys R' Us", "Tangler" etj. Nderkohe vajzat dhe kane pushuar e festuar me personazhe te njohur si psh Craig David (me te cilin Angela Martini ka realizuar dhe nje sesion fotografik per GQ Itali), por ajo cka beri me shume buje gjate vizites se tyre ne Majami ishin disa foto te Aferdites me Leonardo DiCaprio. Keto foto u publikuan ne median amerikan, fillimisht me iden se vajza ne foto ishte Margot Robbie me te cilen Leo ka punuar ne filmin "The Wolf of Wall Street", por me pas eshte konfirmuar se vajza e ballkonit ishte shqiptarja Aferdita Dreshaj. Ne te njejten kohe, ne ishim duke folur me Aferditen e cila kete fundjave do vizitonte Nju Jorkun per "N.Y Fashion Week" (Per shkak te nje stuhie bore, ky udhetim u nderpre). 



Nga momenti i publikimit te lajmit ajo kishte marre mbi 120 telefonata hahahhahahahhaha perfshire dhe nga  media shqiptare me te cilen Aferdita dukej e zhgenjyer. Me pak anglisht...me pak fare jo shume, por pak fare anglisht do e kishit kuptuar qe ne lajm thuhet se keta te dy NUK JANE CIFT e nese do kishit kontrolluar dhe pak me shume do kishit vene re se gjate qendrimit te tij ne Majami, Leo eshte fotografuar dhe me 100 femra te tjera ( Dhe ajo fotoja e publikuar nga NY Daily News me Leo duke u puthur me nje femer, eshte e gabuar se vetem te jesh qorr te mos e kuptosh qe nuk eshte Aferdita. Shiko me poshte).



Atehere cila eshte e verteta?

Sipas Aferdites, ato kane qene ne nje party se bashku me modelen Tika Ivezaj dhe aty kane qene dhe njerez te tjere si dhe aktore te njohur si Bradley Cooper, Mel Gibson, Gerard Butler etj. Thjesht kane biseduar, ka treguar qe eshte shqiptare duke qene se dhe Mel Gibson ka prejardhje shqiptare dhe me shaka i ka treguar DiCaprios se ne fakt aktori qe ajo preferon me teper eshte Bradley Cooper. Aferdita na tregoi se ne nje moment ata kane dale ne ballkon dhe kane pare nje helikopter qe po i fotografonte dhe Leo i ka thene "Jepma doren!" qe te benin shaka me ta. (Ne foto te tjera, Leo tregohet duke bere doren si aparat drej paparazzi). Kjo eshte e gjithe historia! Dje, modelja e njohur shqiptare, pasi i eshte lakuar emri ne te kater anet e kontinentit ka marre dhe nje mesazh nga DiCaprio i cili i ka kerkuar falje qe e futi ne kete mesele. 

Kete jave qe vjen, Aferdita do te niset drejt Turqise per pune e me pas do ndaloj ne Shqiperi per te perfunduar videoklipin e kenges se re e me pas do rikthehet serisht ne Amerike. Per t'ju mbushur mendjen, po ju sjellim dhe disa foto shtese nga party qe t'ju zere gjumi rehat se e dime qe e keni shume merak.

ps. Yep! Aferdita i ka floket bjonde per momentin! Ncuq! Nuk eshte dhome hoteli po suite qe eshte sa pese dhoma bashke. E kshu!

 
 



2 comments:

  1. Hahaha oh ca gallate. Tjetra per qejf te vet te tjeret pine uthull nga inati hahah

    ReplyDelete
  2. a ska muj me u qij po shiptare mo torollake

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.