Header Ads

Cfare po mendonte reporteri i Show Meselaton kur...




Une e kuptoj qe reporteri eshte munduar te bej humor, sepse programi eshte i tille ashtu sic e kuptoj qe njerez te painformuar ka ne Shqiperi sa te duash, megjithate mendoj se gjeja e pare qe dikujt i vjen ne mendje tek shikon kete video nuk eshte te qeshi, por nje ndjenje ofenduese e habie ndaj mosinteresimit te shqiptareve te Shqiperise ndaj ngjarjeve ne Kosove. Pa dashur te mbroj kerrkend, jam i sigurt qe personat ne video jane te piketuar (Te njejten gje ben dhe Jay Leno ne ShBA) dhe patjeter qe ka pasur dhe nga ata qe kane dhene pergjigjie pozitive (e nuk i kane nxjerre ne video), por dhe nese jo i kujt eshte faji? Shqiptaret jane aq te lodhur me politiken ne Shqiperi saqe as nuk e marrin mundimin te mesojne emrat e politikaneve ne vend e jo me ne Kosove. Le te dale kush e te pyes kush eshte zevendes kryeministri e te shikosh cfare pergjigjie do te marresh. Pervec Edit,Sales,Lulit, Jozenfines e disave qe u plaken ne parlament apo dalin 24/7 ne tv prej 20 vjetesh, te tjereve askush nuk ja di emrin. As une nuk e di himnin e Kosoves.Perse? Pasi besoj qe shqiptaret kane nje himn dhe ai eshte "Himni i flamurit" (Asdreni). Nuk kam asgje kundra humorit dhe mendimit te lire, por kur efektet jane negative dhe demtojne nje marredhenie te mire  midis shqiptareve ne te dyja anet e kufirit per te cilen po behet kaq perpjekje prej vitesh per ta afruar e per ta bere nje...jam komplet kundra.  Po nese gazetari do te pyeste banoret e Prishtines rreth parlamentit shqiptar cfare do merrte si pergjigjie? Po qe ka dhe ne Prishtine qe nuk e dine fare himnin shqiptar? Po atehere kush do te ishte justifikimi?  

1 comment:

  1. Te lumte dhe bravo te qoft qe ke shkruajtur kaq hapur dhe shume e drejte. Te pershendes dhe te falenderoj perzemersisht, qe cdo dite e me shume une e vizitoj faqen e juaj me interesin me te madh. RRESPEKT Melina Gjer ;)

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.