Elhaida Dani kualifikohet ne The Voice of Italy -VIDEO
Pas Marsela Cibukaj, nje tjeter shqiptare ka kaluar ne finale te "The Voice of Italy". Ajo quhet Elhaida Dani dhe i ka lene te habitur te kater trajneret e The Voice, te cilet kane shtypur butonat dhe nuk i kane kursyer fjalet me te mira per kengetaren nga Shqiperia biles duke shkuar dhe me tej dhe duke percaktuar ate si nje fituese te mundshme te The Voice of Italy. Interpretimi prej saj i kenges "Mama Knows Best" nga Jessie J, ka gjene magjepes dhe sinqerisht WOW! Jemi te sigurt qe nese vazhdon me perzgjedhje te tilla kengesh ajo ka shume mundesi per te fituar,sepse vokalin dhe prezantimin skenik e ka 100%. Suksese Elhaida!
Disa fjale me teper...
Pas interpretimit te Elhaides ne The Voice of Italy, vura re nje sere komentesh te cilat me cuditen disi. Se pari, ishte mese normale qe perkrahja e publikut shqiptar do ishte e menjehereshme, po ashtu si dhe shperndarja e videos, komplimentat etj etj. Te shikosh nje bashkeatdhetar qe arrin sukses ne vend te huaj, te jep nje ndjenje te papershkrueshme (s'flas per ju ne Shqiperi, flas per ne jashte). Ajo cka une nuk prisja ishin nje sere komentesh idiote ne lidhje me kete perkrahje.
Disa shkruanin se e kishim ne Shqiperi dhe nuk e vlersuam, ja e vlersojne italianet.
Se pari, ne Shqiperi Elhaida ka fituar cmim te pare ne TopFest.Ishte e panjohur per publikun shqiptar dhe menjehere mori cmim te pare. Si nuk qenka vlersim, si nuk qenka perkrahje kjo? Cfare kuptojne me perkrahje shqiptaret se une nuk e marr vesh? Qe nuk ka qene e famshme? Mesa di une ajo nuk ka pasur nje videoklip, nuk ka pasur gjithashtu dhe nje kenge zyrtare dmth singel ne treg me te cilen te prezantohej ne radio etj etj e normalisht pervec te rinjve pjesa tjeter e publikut nuk e njeh mire, sepse nuk mjafton vetem zeri i mire duhet dhe nje kenge hit. Megjithate, Elhaida ka qene e ftuar ne shume evente muzikore e nese ju nuk e keni vene re kjo s'do te thote qe nuk e ka perkrahur kush. E te them te drejten, Elhaida nuk ka pasur shume nevoj per perkrahje, se ja ka dale shume mire mbane vete. Trofete e fituar e deshmojne me se miri kete.
Disa u cuditen me vokalin e saj
Hmmm ne gjume keni qene? Ketej ankohen se na mbyti tallavaja, e brekperjashtat, por pastaj cuditen me vokalin e nje kengetareje qe ka me shume se nje vit qe po ben namin ne Ballkan? Po he pra perse nuk e keni vene re? Ja cfare kemi shkruar per te ne 6 shtator 2012:
Elhaida Dani e cila sapo ka fituar cmimin e pare ne TopFest, ndoshta nuk
mund te jete shume e njohur per publikun shqiptar,por dhe pse ne moshen
19 vjecare,vajza nga Shkodra ka nje karriere artistike per tu admiruar
dhe mund te cilesohet si kengetarja shqiptare me e suksesshme ne Ballkan
ne vitin e fundit. Ka marre pjese ne disa festivale ballkanike ne Mal
te zi,Rumani, Bullgari duke fituar cmime te para dhe vlersuar ne menyre
absolute nga jurite e ketyre festivaleve. Me poshte po ju sjellim disa
video nga interpretimi ne TopFest, Grand Prix Festival dhe George
Grigoriu Festival .
Po te na kishit lexuar ose po te kishit lexuar rreth saj e lere pastaj DEGJUAR Elhaiden nuk do ishit habitur kaq shume.
Ne lidhje me pjesmarrjen e saj ne The Voice of Italy.
Personalisht do kisha pelqyer qe ajo te zgjidhte nje rruge tjeter per te arritur suksesin jashte vendit. The Voice duket si rruga me e lehte, por programe te tilla kane treguar qe behen nje pengese per artistet ne te ardhmen. Cdo PR dhe menaxher muzikor do te thoshte te njejten gje. Eshte nje sukses qe sic vjen bujshem ashtu edhe iken. Ne industrine muzikore, talentet e dala nga programe te tilla shihen thjeshte si pjese e nje formati televiziv, per arsye qe s'po i them ketu, sepse do me duheshin faqe te tera. Megjithate, duke pasur parasysh tregun shqiptar dhe pamundesite e shumta, nuk i ve faj. Do ti duhet te shfrytezoj cdo rast qe i del perpara. Nje gje eshte e sigurt! Dhe nese nuk fiton, Elhaida fale talentit te saj do dali nga ky program me nje kontrate muzikore e atehere une do i jepja te vetmen keshille; Kur te realizoj albumin e pare, ti besoj instikteve te veta dhe te mos bie dakord me kenge te dobta e te thoje jo per gjithcka qe mendon se e kane gabim (producentet), pasi ai album dhe jo The Voice, vendos per te ardhmen e saj! Suksese dhe e pafshim deri ne Amerike heren tjeter!
Ne kete video shqiptarja tjeter konkuruese ne The Voice of Italy - Marsela Cibukaj, shfaqet ne sekonden e 30.
Post a Comment