Header Ads

Elhaida Dani kualifikohet ne The Voice of Italy -VIDEO




Pas Marsela Cibukaj, nje tjeter shqiptare ka kaluar ne finale te "The Voice of Italy". Ajo quhet Elhaida Dani dhe i ka lene te habitur te kater trajneret e The Voice, te cilet kane shtypur butonat dhe nuk i kane kursyer fjalet me te mira per kengetaren nga Shqiperia biles duke shkuar dhe me tej dhe duke percaktuar ate si nje fituese te mundshme te The Voice of Italy. Interpretimi prej saj i kenges "Mama Knows Best" nga Jessie J, ka gjene magjepes dhe sinqerisht WOW! Jemi te sigurt qe nese vazhdon me perzgjedhje te tilla kengesh ajo ka shume mundesi per te fituar,sepse vokalin dhe prezantimin skenik e ka 100%. Suksese Elhaida!

Disa fjale me teper...

Pas interpretimit te Elhaides ne The Voice of Italy, vura re nje sere komentesh te cilat me cuditen disi. Se pari, ishte mese normale qe perkrahja e publikut shqiptar do ishte e menjehereshme, po ashtu si dhe shperndarja e videos, komplimentat etj etj. Te shikosh nje bashkeatdhetar qe arrin sukses ne vend te huaj, te jep nje ndjenje te papershkrueshme (s'flas per ju ne Shqiperi, flas per ne jashte). Ajo cka une nuk prisja ishin nje sere komentesh idiote ne lidhje me kete perkrahje. 

Disa shkruanin se e kishim ne Shqiperi dhe nuk e vlersuam, ja e vlersojne italianet.

Se pari, ne Shqiperi Elhaida ka fituar cmim te pare ne TopFest.Ishte e panjohur per publikun shqiptar dhe menjehere mori cmim te pare. Si nuk qenka vlersim, si nuk qenka perkrahje kjo? Cfare kuptojne me perkrahje shqiptaret se une nuk e marr vesh? Qe nuk ka qene e famshme? Mesa di une ajo nuk ka pasur nje videoklip, nuk ka pasur gjithashtu dhe nje kenge zyrtare dmth singel ne treg me te cilen te prezantohej ne radio etj etj e normalisht pervec te rinjve pjesa tjeter e publikut nuk e njeh mire, sepse nuk mjafton vetem zeri i mire duhet dhe nje kenge hit. Megjithate, Elhaida ka qene e ftuar ne shume evente muzikore e nese ju nuk e keni vene re kjo s'do te thote qe nuk e ka perkrahur kush.  E te them te drejten, Elhaida nuk ka pasur shume nevoj per perkrahje, se ja ka dale shume mire mbane vete. Trofete e fituar e deshmojne me se miri kete.

Disa u cuditen me vokalin e saj

Hmmm ne gjume keni qene? Ketej ankohen se na mbyti tallavaja, e brekperjashtat, por pastaj cuditen me vokalin e nje kengetareje qe ka me shume se nje vit qe po ben namin ne Ballkan? Po he pra perse nuk e keni vene re?  Ja cfare kemi shkruar per te ne 6 shtator 2012:

Elhaida Dani e cila sapo ka fituar cmimin e pare ne TopFest, ndoshta nuk mund te jete shume e njohur per publikun shqiptar,por dhe pse ne moshen 19 vjecare,vajza nga Shkodra ka nje karriere artistike per tu admiruar dhe mund te cilesohet si kengetarja shqiptare me e suksesshme ne Ballkan ne vitin e fundit. Ka marre pjese ne disa festivale ballkanike ne Mal te zi,Rumani, Bullgari duke fituar cmime te para dhe vlersuar ne menyre absolute nga jurite e ketyre festivaleve. Me poshte po ju sjellim disa video nga interpretimi ne TopFest, Grand Prix Festival dhe George Grigoriu Festival .

Po te na kishit lexuar ose po te kishit lexuar rreth saj e lere pastaj DEGJUAR Elhaiden nuk do ishit habitur kaq shume. 


Ne lidhje me pjesmarrjen e saj ne The Voice of Italy.

Personalisht do kisha pelqyer qe ajo te zgjidhte nje rruge tjeter per te arritur suksesin jashte vendit. The Voice duket si rruga me e lehte, por programe te tilla kane treguar qe behen nje pengese per artistet ne te ardhmen. Cdo PR dhe menaxher muzikor do te thoshte te njejten gje. Eshte nje sukses qe sic vjen bujshem ashtu edhe iken. Ne industrine muzikore, talentet e dala nga programe te tilla shihen thjeshte si pjese e nje formati televiziv, per arsye qe s'po i them ketu, sepse  do me duheshin faqe te tera. Megjithate, duke pasur parasysh tregun shqiptar dhe pamundesite e shumta, nuk i ve faj. Do ti duhet te shfrytezoj cdo rast qe i del perpara. Nje gje eshte e sigurt! Dhe nese nuk fiton, Elhaida fale talentit te saj do dali nga ky program me nje kontrate muzikore e atehere une do i jepja te vetmen keshille; Kur te realizoj albumin e pare, ti besoj instikteve te veta dhe te mos bie dakord me kenge te dobta e te thoje jo per gjithcka qe mendon se e kane gabim (producentet), pasi ai album dhe jo The Voice, vendos per te ardhmen e saj! Suksese dhe e pafshim deri ne Amerike heren tjeter!





Ne kete video shqiptarja tjeter konkuruese ne The Voice of Italy - Marsela Cibukaj, shfaqet ne sekonden e 30. 


4 comments:

  1. ELHAIDA BRAVO per suksesin e rradhes !!!

    Tek lexon shkrimin tuaj mund te thuash vec C'HIPOKRIZI !!!

    Ju ishit ata qe shkruat pak kohe me pare se si nje artiste qe fiton TOP FEST po shkon tek VOICE of ITALY , madje nuk ngurruat ta krahasoni me Elsa LILEN dhe ta shikonit kete si nje kompleks inferioriteti te artisteve tona.

    ELHAIDA jo vetem ka singell , por ka dhe CD.

    Mjafton te hysh ne you tube dhe te shikosh videon e uploduar qe ne Nentor 2010, videoklip i kenges " Si Asnjehere " me te cilen ajo fitoi festivalin e Suncane si Artistja me e mire e Re dhe la pas Rovena Dilon e Eranda Libohoven ne klasifikimin e Nates Finale te Festivalit.

    ELHAIDA aty ka qene, po eshte ashtu sic e the ne artikullin e disa javeve me pare:

    Duhet te shkojme ne shtepite e botes e te behemi te famshem qe te na pelqejne e na duan ne shtepine tone !!!!!

    ReplyDelete
  2. Se pari, nese do te kritikosh meso te lexosh. Ate qe permend ti nuk eshte shkruar per Elhaiden eshte shkruar per Marselen

    Nuk arrij ti kuptoj dot keto zgjedhjet e karrieres se artisteve tane une. Sesi mund te shkoj e dyta e The Voice of Albania dhe te konkuroj ne The Voice of Italy...

    Kjo ndodh gjithmone me persona si juve qe merrni kot per arsye qe s'kemi interes ti dime, kur s'dini as te lexoni. PO! Kam me shume se te drejte, e nese Marsela do kishte nje menaxher ai sdo ja kishte lejuar kurre, po them menaxher jo nga keto shoqet e lagjes qe luaj menaxheren. E di pse? Harroje qe s'ka per te dal as ne 10shen finaliste, por sepse karriera e saj do pershkruhet nga nje fjali "Kjo mbeti tere jeten ne Voice". E njejta gje dhe me Elhaiden. Ka fituar 100 festivale perse duhet te shkonte tek The Voice? Te provoj qe ka ze? Nuk ja vertetuan cmimet e para? Nuk e kupton qe problemi nuk eshte tek zeri? Problemi eshte tek menaxhimi i keq.Kaq! E sigurisht qe bera krahasimin me Elsa Lilen, (e keto as nuk i afrohen zerit te Elses) e cila realizoi nje album i cili deshtoi,e dy here qe mori pjese ne Sanremo as nuk e kaluan ne finale dhe pse e meritonte, e me pas nuk e futen as ne festival. Per kete ta bera krahasimin. Ku e pe hipokrizine ti? Qe e lavderova per interpretimin? Po ate qe e ka e ka s'do dylbi pse cfare prisje te thoja? Ajo nuk eshte hipokrizi e dashur eshte e vertet, eshte lajmi. Po ti nuk i ke shkuar dot deri ne fund lajmit se nuk ke pas kohe. Lexo pjesen:
    Ne lidhje me pjesmarrjen e saj ne The Voice of Italy. - e shiko cfare kam shkruar. Ne Albaniac vetem hipokrizi dhe lepirje nuk bejme, sepse respektojme lajmin perpara ketyre qe vijne e ikin me dimrin,sepse te shkruarin e kemi pasion dhe jo status Facebook_u. Ne Elhaiden gjithmone e kemi vlersuar per vokalin ashtu sic kemi qene dhe kundra fitores se saj ne TopFest sepse kenga me te cilen ajo u prezantua nuk na pelqeu dhe sepse kishte kenge me te mira. Te rikujtoj qe ne percjellim lajmin e jo lepirse.

    Ne lidhje me publikimet e saja. Une thashe MESADIUNE - nuk e bera fakt te kryer. Po vetem cd paska nuk ka dhe kasete? E sic thua, jane publikuar ne 2010 kur nuk e njihte askush pervec teje, nje prodhim qe duket qarte sa sukses ka pasur. Une po flisja per periudhen e -"pasluftes"- kur i doli emri ne skene. Se album ka dhe Mimoza Gjoni e dashur. Nuk e njeh Mimozen ti? Kerkoje ne YouTube se e gjen.

    Nejse, koha eshte treguesja me e mire. Vec mos harro te kthehesh ne kete koment pas pese muajsh e vazhdojme diskutimin, vetem bej detyrat e shtepise mos hajde e papergatitur.

    ps. Ate shprehjen nuk e kam thene une,eshte e bazuar ne Mateu 13:57. Nuk pres ta dish, por thjesht per informim.

    ReplyDelete
  3. A nuk ju duket dhe juve e çuditshme?! Sepse ne, pas një çmimi të parë në një festival prestigjioz si “Top Fest”-i, çmimesh në festivale të huaja, dhe një kënge që për hir të së vërtetës u pëlqye goxha, nuk e kishim marrë mundimin të vinim në dyshim talentin e Elhaida Danit. Por ja që këngëtarja nuk e merr fare parasysh vlerësimin tonë dhe të të tjerëve që e votuan, sepse ka dyshime brenda vetes. Elhaidës nuk i është mbushur mendja ende se di të këndojë mirë dhe mund të bëjë profesionin e këngëtares. Për këtë arsye ajo ka vendosur të shkojë të provojë veten në një talent show mjaft të njohur, siç është “The Voice of Italia”, që realizohet për herë të parë në vendin fqinj. Vetëm se, po ta kishte menduar pak më thellë, ndoshta nuk do të shkonte aq larg… Vallë, Elhaida nuk e di që pikërisht në televizionin ku ajo është vlerësuar si këngëtarja më e mirë, realizohet talent show i të njëjtës patentë, që quhet “The Voice of Albania”?!


    Ky ishte artikulli i shkruar per Elhaiden ...... i para do koheve, artikullit apo zhurmes se ciles u krijua ju pergjigjen 2 THUMBUESET ..... bzzzz...... AULONA & FATMA ne emisionin e tyre te dates 1 Mars :

    Thumb - 73 - Elhaida Dani turperon Shqiperine me talentin e saj!!!

    http://www.youtube.com/watch?v=jlYQ1FyxdaU

    Zjeu e perzjeu dynjaja se si KAMPIONIA NE FUQI E TOP FEST-it po na shkoka ne ITALI per te konkurruar tek VOICE !!!

    Tani EUFORIA E DEVASTANTES, GJIGANTES .....etj , etj , etj i pushtoi te gjithe ngado Facebook, Forume, Blogje .... keshtu qe s'mund t'i hiqet me veshi .... tani ajo eshte NDERI E KRENARIA .......!!!!!!!

    Faleminderit per pergjigjen gjithsesi .... shpresoj te jesh me i sqaruar tani...... sa per detyrat kryeji ti ca me mire se te gjitha informacionet thjesht permes GOOGLE gjenden , elementare fare , Mimozen degjoje vete dhe Matheun si the e citon vete se une shpehjen per mbylljen e kompentit e kam personale, konvergim mendimesh ne komentet tona - formulim i imi.

    Gjithsesi , KOMPLIMENTE per PUNEN EVIDENTUESE te TALENTEVE SHQIPTARE NE BOTE !!! Je nder te rrallet qe ben nje gje te tille dhe te vyer per SHQIPTARINE !!!!

    Eshte kjo arsye qe te kam lexuar para 10 vjetesh ne formatin tjeter te ALBANIAC-UT , te lexoj sot dhe po te jete ende funksionabel edhe pas 10 vjetesh !!!

    Gazetaret shkruajne , Lexuesit komentojne .....


    Ps. TEKSA TE GJITHE PRISNIN TE SHIHNIN ELHAIDEN , MARSELA ISHTE TOTALISHT SURPRIZE !

    ReplyDelete
  4. E dashur

    Ai shkrim nuk eshte shkruar nga Albaniac por nga BLUETOOTH i Gazetes Shqiptare, e ne s'kemi lidhje as me Bluetooth as me Thumb.Besoj kjo sqaron gjithe keqkuptimin tuaj. Nese na ke lexuar gjithmone, atehere e di shume mire qe ne nuk i bejme qejfin kot askujt ashtu si dhe nuk i hyjme ne hak askujt. Themi ate qe eshte.Ne kemi shkruar dy here per Elhaiden dhe mesiper mund te lexosh se cfare kemi shkruar. Asnjehere ska qene vlersim negativ, ndaj dhe na u duk i pavend komenti juaj, ndaj dhe u zgjatem ne shpjegim, sepse ne nuk folem ketu per reagimin e personave te caktuar qe po bejne tani sikur e kane njohur Elhaiden tere jeten (e me ata ke te drejte te nxehesh), por folem per pritjen dhe reagimin e publikut shqiptar i cili cdo sukses te nje shqiptari e sheh si shprese, si nje rreze optimizmi qe dhe ne mund te realizojme endrrat tona. Sa per Elhaiden, suksese te metejshme, per veten e vet ne rradh te pare se eshte jeta e saj, pastaj keto te tjerat pak rendesi kane.

    Flm :)

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.