Header Ads

Kopertina! Kopertina! Kopertinat e muajit!


Jonida Vokshi ne kete kopertine te revistes "Harmony" eshte magjike! Ajo buzqeshje e saj te terheq menjehere aq shume vemendjen, sa dhe sikur kopertina te kishte 100 gabime, prape s'do te benin pershtypje.Super! Kopertina me e mire e muajit! Ajjjjj! Sheh ti e humba une! ASNJE FJALE NE ANGLISHT?! Bravo! Sheh, ka lezet! Yll kjo kopertine!

 

UEEEEEEEEEE! Kjo eshte Evis Mula qe kendonte ne Festivalet e RTVSH? Cfare ndryshimi nuk e njoha fare!!! Pozitivisht e kam fjalen! Mesa duket Evisi ka lene menjane muziken pop dhe i eshte perkushtuar muzikes klasike ku dhe ka gjetur suksesin. E shihni qe kam pas te drejte kur e kritikoja! Sa e mire e sa e sofistikuar ngjan.  Po lexoj aty midis rreshtave qe i paskan bere ftese per te drejtuar Festivalin e Femijeve...EVIS! Shko vazhdo me muziken klasike, aty mund te na perfaqsosh sic duhet duke ju shtuar rradhes se sopranove te njohura shqiptare. Leri keta te Shqiperise te merren me keto te tjerat se vec te pijne gjakun. Mos e kthe me koken mbrapa! Persa i perket kopertines, Klani ka nevoje te ndryshoje si jashte po ashtu dhe brenda. Une sa here e shoh me kujtohet numri i pare qe i kam blere ne nje nga ato tezgat e Rruges se Dibres.Ja identik ky format, keto ngjyra qe s'jane as te hapura as te mbyllura qe s'jane as ngjyra hic.



Gjithe kjo kopertine prishet nga ai banaku ne fund i cili te thyen syrin. Foto shume e bukur, biles dhe lulet shkojne me pozen, banaku...ncuq.  Pastaj titujt shume te shperndare e pak si rremuje. AsTma apo Asma? lol Nejse, ne pergjithesi mire.


Nese revista quhet Elegance, te pakten fotoja e kopertines ti pershtatet pak titullit. Jo se nuk eshte foto e bukur, pasi dhe Majlinda vete eshte e bukur, por ku di une, percjell me teper thjeshtesi sesa elegance.Ajo ngjyra jeshile pastaj qe te sjell ndermend barin dhe ato germat cikllope...vetem elegante nuk jane. Keto revistat, kopertinat i bejne si simotrat jashte vendit,ju marrin dhe titujt keshtu pa perkthyer, jeni qe jeni botojini dhe shkrimet ne anglisht edhe Le voila!



Adrola ne kete foto ka dale fantastike! Nje bukuri mesdhetare, shqiptare...mmmm yll! Pastaj...titujt jane skandal! Grrrr ke frike ti shohesh. Ca te ngjeshur ca te hapur, pa simetri pa kombinim, nje titull me tre modele ALLOOOO! lol  Miss UniversE. Per here te pare nje konkurs mode? Jo shyqyr, se konkurse mode ka pas qe ne '90. Gjon Karrica, o genjejne keta o genjen Google. 24 ore me Lorencin? 16 ore doni te thoni se te pakten 8 ore i ben gjume ai apo jo? Fiksim titulli "Te flasesh shqip" i cili i shkon shume atij titullit me FASHION. E meqe jemi ketu, a mund te ma shpjegojne pak nga ndryshon MODA nga FASHION?





 
Aurela Style tashme po e ben zakon qe vjen me dy kopertina, ide e lezetshme. Kopertina me Drinin me pelqen shume, ngjyrat jane te kombinuara dhe gjithcka shume sistematike. Titulli eshte pak pakuptim sepse kur dy fjale lidhen me dhe kane te njejtin kuptim po te ishin lidhur me nje folje do kishte kuptim tjeter psh: Dashuria e gjeti Drinin apo Drini gjeti dashurine? Qe do te thote nese ishte nje dashuri e rastesishme apo nje dashuri ne kerkim. Ja dhe oren e filozofise e beme.Ulu dhjete! Uaaaaa Psikologji; Cfare fshihet mbas tradhetise? Nje baxhelle dhe nje baxhellar? Hahahhahahahaha! E lexuam dhe kete shkrimin. Kopertina me Arminen eshte e bukur gjithashtu, pak goth, por e bukur.Mund te kishte eliminuar ate gishtin,sepse i jep forme tjeter komplet kraharorit, por nejse. Titulli per Arminen gjithashtu i pavend. Perralla e 2013? A eshte drejtoreshe reviste kjo? Te dashur, perrallat, personazhet kryesor i kane fatkeqe te cilet gjejne nje fund te lumtur, kjo i ka pas dhe i ka punet ne rregull lol.




Nuk e di perse kjo foto e Arbanes shkaktoi kaq polemika, mua per vete me pelqen shume. Shume femerore, shume e thjeshte dhe Arbana ne te duket e qete pa asnje problem, sikur i ka te gjitha gjerat ne rregull. Po ta kombinosh me titullin atehere eh...ceku keni te drejte. "E veshura me e bukur ne ekran" dhe ketu del me veshje qe s'tregojne ndonje stil te vecante? O shiko! Dhe keto paskan Armina Mevlanin! Jallaaaa! Te shkonin kaq mire me njeri-tjetrin politikanet tane sa dhe keto te revistave sa mire do ish! Drejtorja e nje reviste, ne nje reviste konkuruese eshte ne kopertine e tek tjetra ka shkrim. Urime! Me pelqen ai titulli "Boll se i pame!", por me erdhi keq qe e paskan fjalen per rroba e jo per disa fytyra ne tv hahahahhaha. Nje keshille te vogel; sikur nuk ngjan mire qe ne kopertinen e revistes tende te shfaqet emri i nje reviste tjeter sado e njohur te jete ajo. Psh; Si do dukej sikur titulli te ish "Sekretet e nje grimieri tek Femra Moderne"? Hahahahhahahaha! 
 


Kopertina eshte ok, biles dhe titujt jane pike dhe perputhen me tematiken e revistes. Sikur titujt te mos ishin rreshtuar aq rendshem, kopertina do ishte perfekte. Amon me se vdiqet, PO Rovena eshte ne kopertine edhe? Sa te keqinj qe jeni amon! Nuk eshte reviste mode eshte reviste per femra....AAAAAAAAA e di dhe pergjigjen lol BOLL! "Te martoheni: po apo jo? Shkenca e ka pergjigjen."  HAAAAA! Dhe une qe kujtoja se njerzit martoheshin o per dashuri o per pare.Ja qe njerzit u martokan per te bere shkence lol. Cdo muaj nga nje metode e re. 



Ne krahasim me gazetat e thashethemeve qe gjenden ne treg "Story" si nje reviste me thashetheme e lajme nga Estrada shqiptare eshte shume here me mire persa i perket informacionit. Ah! Ju donit te flisnim per kopertinen? Nga nje ane eshte e vecante nga te tjerat ne treg, nga ana tjeter eshte shume e ngjeshur dhe ka ngjyrat e Klanit. Gjithsesi per mua funksionon, duke pasur parasysh tematiken e revistes. Nje gje nuk kuptoj.Perse eshte theksuar aq shume qe Ema e ka te dashurin 5 vjet me te ri? Nga Tirana - larte e poshte, gjithe grate, burrat 5 e 10 vjet me te rinj i kane apo jo?  Qe ta kuptoni. U martua nje 20 vjecare me njerin e tha e kam 5 vjet me te ri. Jo i thashe une e di qe eshte 30 ai. Po 30 eshte tha po me thote eshte 25, pra e kam 5 vjet me te ri lol. Dua te them, nese ne shtyp nuk hiqen keto paragjykimet shoqerore, imagjino c'behet ne jeten e perditshme. Kush eshte Moza Ndroqi tani?




Diellza Kolgeci me mire vishet ne jeten e perditshme sesa ne sesionet fotografike. Ketu psh,ai fustani mund te jete shume i bukur por as bie ne sy fare. Kopertina eshte bosh, pa ngjyra pa fantazi, thjesht hajde se duhet bere. "Ne krahet e Don Zhuanit plak"... o Zot! Imagjino te blesh revisten per te lexuar mbi jeten seksuale te nje 70-80 vjecari iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, Diellza ankohet se spektaklet tona jane bajate dhe pa pike arti. Tani...spektaklet jane per defrim jo per te bere art. Arti behet ne galeri, ne teater, ne opera, ne ambiente intime etj etj se gjerat kane evoluar shume nga 1800 kur lindi brezi i kesaj. Ok, se u bera i keq, por kam inat kur vetem ankohen! A di ti te besh me mire? Perse nuk e ben? Perse shpenzojne kohen duke u ankuar ne vend qe te bejne dicka me mire? Nejse, kete here Kosovarja shume dobet.



AAAAAAAAAAAAAAAAA sa shume roze! U qerrova! lol Nga hera e fundit qe e permendem, "Psikologjia" e ka pastruar dhe sistemuar shume kopertinen. Titulli i revistes ama, akoma i njejti dhe skandal. Erleta me vajzen kane dale bukur.Ai titulli ne krye te revistes vec, po ma vret syrin - "Arsyeja per te pasur femije" - Nuk e dija qe duhet te kishte nje arsye per te krijuar familje. Ja dhe shkenca ketu e paska qendren.  
 

Ku i gjejne keto ngjyra revistat tona? Fotoja eshte shume femerore me pelqen. Titujt jane vendosur shume ngjitur dhe ne te djathte as nuk lexohen. I sigurt qe ndonje femer e ka bere dizajnin se burrat kurrsesi nuk do ja mbulonin trecerekun e trupit nje femre.Sikur nuk mjafton ai trungu aty qe ze gjysmen e faqes po dhe keto germat ciklope nevojiteshin. Ja dhe nje tjeter qe ka thyer tabu, ja dhe nje tjeter fenomen. E di sa here i kam degjuar e lexuar keto tituj ne 10 vjetet e fundit? Aq here sa per tu semurur sa here i shoh. Sa per dijeni, imazhi i Britney Spears nuk eshte rimekembur. Deshtoi ne X Factor, deshtoi ne performancat e saj ne turne, e deshtoi dhe ne martese. Ne Amerike ku jetoj une nuk i thone rimekembje e i sigurt qe ne Shqiperi jo e jo.



Serisht kuq, serisht Gona...e gjetet! Kemi mberritur tek "Teuta". Kopertina eshte e bukur, por pothuajse copy/paste e numrave te shkuar minus pozicionin e Gones. Ven nje moment edhe...kupton? Ja dhe Fatmira e Shpresa kane vendosur ti tregojne botes te pathenat e bashkshorteve. Martohu ti po deshe!

 

O jam une minimalist e per thjeshtesi ne dizajn ooooooo s'ka, por "Ti Sposi" shyqyr s'ka harruar me vene dhe titullin. Pastaj dhe titullin me ca germa jallaaaa kush i zgjodhi nga 1 milion qe jane dhe falas ne internet. Te pakten keta e kane titullin ne italisht, gjuhen e dyte zyrtare ne Shqiperi ndaj per kete bravo! lol Fotoja fantastike!

 

Revista quhet "Shije". Ja shikojeni juve a ju shijon kur e shikoni? Po ate shkrimin per Nene Terezen e kane vendosur aty gabimisht? Recete, djete, djete, recete...po bli nje liber gatimi me mire edhe ja. Pse me ble ket' cdo muaj?  
  


Pervec ngjyres se perdorur per titullin, etj qe e kuptoj, sepse ka nevoj revista te bjere ne sy kur del ne treg etj, besoj se kopertina eshte shume e mire, biles kjo foto me pelqen shume. Nga te gjitha kopertinat, eshte e vetmja qe ka nje fare kompozimi, e ku personazhet nuk po pozojne per tu dukur si me te bukurit ne bote, por paraqiten ne nje moment te caktuar te komunikimit te tyre. Psh ketu Big Basta mund te jete duke degjuar muzike e Vesa qe do ti marri kufjet e ai i thote "Po ik o goce me ler' rehat!" hahahahahhaha shaka eh! Titulli gjithashtu me pelqen "Sfida eshte te dashurosh ne te mire dhe ne te keq". Ate titullin me siper nuk e kuptoj. Cfare revolucioni po ben Dafina? Pyes, sepse perkrah gjendet nje tjeter titull "Pergjithmone '90" e pervcse ndryshimeve teknologjike, ato qe Dafina ben tani jane bere ne Kosove qe ne '90. Them...pasi me siper gjendet nje tjeter titull "Do te ringjallja 'brezin e humbur'", por nese quan revolucion karrieren e Dafines...sapo e humbe dhe me shume ate brez te '90 i cili ende vazhdon te kompozoje kenget me te mira ne vend. Ju hutova? Dhe keta mua!



Kemi Jeten ne anglisht, Ti Sposi ne italisht, e tani Madame ne frengjisht me La vie en rose dhe Cherchez l'home. Pse kot i keni tre femije emigrante? lol Shyqyr une i njoh te treja, se si do lexoja revista ne shqip nje Zot e di! Cfare rremujeeeeee! Tmerr! As fshesa e korendit nuk ben pune ketu. Valbona eshte e mire si gjithmone, por psh tek veshja e siperme e ketij seti fantastik ka disa probleme te vogla qe une s'po i permend, te cilat me pak fotoshop mund te ishin rregulluar. Po nuk eshte puna tek fotoja se fotoja mire eshte, puna eshte tek titujt qe kane mbuluar komplet foton. Ku e ka bere shkollen per dizajn ky apo me mire kush e ka kaluar kete hahahahhahahhaa!? Burri ideal - A egziston? Po mi! E ka emrin, methuajcfaredreqindonjefemertetathem hahahahhahahaha. Zoti perfekt ne syte e vajzave te ekranit - regjizor ose drejtor ne ndonje televizion. DHE FIKSIMI FARE - renditja e dy titujve njeri mbi tjetrin: Llojet e orgazmave dhe si te perballosh menstruacionet. AAAAAAAAAAAAA! Shko tani futi nje te vjellme.

1 comment:

  1. hahahah me kopertinat e revistes se fundit kam bere nje projekt ne akademine e arteve te bukura ne rome , me temen : ja cfare nuk duhet te beni ne nje kopertine... Designeri i revistes duhet denoncuar !!!

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.