Header Ads

Elina Duni Quartet - Kur te kujtosh


Elina eshte padyshim nje nder artistet me interesante dhe me krijuese ne Shqipe.Albumi "Matane malit" eshte nje album qe nuk duhet ti mungoje kurrsesi koleksionit tuaj muzikor. E kompletuar profesionalisht, vlerat dhe talenti i saj kalojne kufijte e vokalit apo interpretueses, sepse gjeja me e cmuar tek Elina eshte fantazia e saj muzikore,artistike dhe kombinimi i te gjithe talenteve te saja ne nje. "Kur te kujtosh" eshte thjesht nje prej kengeve me te mira te ketij viti dhe e njejta gje mund te thuhet dhe per videon. Teksti i  Besa Myftiut eshte shume i goditur dhe pasqyruar me perpikmeri ne imazhet e videos, cka e ben ata me te ndjere dhe me te perjetueshem.

Dhe kur te kujtosh shtepine e vjeter
 miqte e humbur dhe miqte e vdekur
kur te kujtosh pyjet e gjelber
dhe rruget, rruget e femijerise
nder mend do me sjellesh edhe mua ...
te huaj, te huaj, te huaj.


Pavarsisht se cdokush mund ti interpretoj vargjet sipas kendveshtrimit personal, ne mendojme se behet fjale per nje dashuri te vjeter, te humbur por jo te shuar, te cilen e sotmja mundohet ta varrose, duke i fshire cdo kujtim pervecse dhimbjes. Nuk jane me as rruget, as miqte, asgje qe ta sjelli kete dashuri ne "jete", as vete dashuria nuk eshte me.E vetmja gje e mbetur eshte nje vajze me dhimbjen e saj e cila ne mes te gjithe ketyre ndryshimeve qe kane sjelle vitet i ka qendruar e njejte ndjenjave, por i eshte bere e huaj peisazhit. Ndaj dhe dashuria e saj ne kthim, do te gjej dike te huaj,te ndryshuar. Dike qe perqafimet e tij e ben te njohi dashurine, por e lane me zemre te thyer ne ikje, te sakatosur e ajo nuk mbart me shkelqimin e dashurise se pare, por hijen e dhimbjes se perjetshme.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.