Header Ads

Te vjedhin, pastaj te akuzojne per vjedhje...vetem ne Shqiperi!


Ndoshta dhe nuk duhej t'ja vija veshin, por mendova eshte me e udhes te shpjegohesha disi, per te ju treguar sesa plot mllef dhe egoiste jane shqiptaret qe ne vend te ulen e te shijojne punen e tyre, fryhen para mbrapa si mbreti i Kristian Andersenit. Per cfare e kam fjalen? Qe thoni ju, para pak kohesh ne publikuam nje lajm ne lidhje me Aferdita Dreshen dhe takimin e saj me Leoonardo DiCaprio. Pasi ne nje pjese te medias u dyshua se ajo vertet ishte Aferdita  dhe ne pjesen tjeter u dyshua se ajo dhe Leo kishin pasur nje lidhje, ne pritem sa u "qetesuan" gjakrat dhe dhame shpjegimin tone. Ne kete shpjegim treguam perse mendonim qe ishte Aferdita dhe jo aktorja Marget Robbie duke vene ne pah dhe ndryshimin ne gjatesi etj etj. Kete lajm e kishte lexuar dhe Aferdita e cila ne profilin e saj te F.B na falenderoi.Nderkohe SOT dikush na nisi nje link, ku  nje faqe TeksteShqip na paska akuzuar se ne i paskemi VJEDHUR lajmin, pasi porsi keta dhe ne kemi sjell ne shkrim argumentin e gjatesise. Keta kane ndonje gje mangut apo bejne vete? Jo per gje po benin dhe ironi "ky gazetari profesionist" qe i kopjon shkrimin nga keta pfffff Se pari ne kemi shkruajtur te PARET per Aferditen, e cila vjen nga AMERIKA ku jetojme dhe NEVE. E kur themi te paret, dmth kur nuk e njihte askush ne Shqipe. Se dyti, te permendesh gjatesine e disa personave ne nje foto si argument nuk eshte ndonje shpikje e madhe eshte nje mendim praktik i cili duket se ka filluar ti mungoje nje pjese te madhe njerzish e po cilesohet si virtyt. Se treti, e kuptoni shume mire qe ne as e nuk e lexojme kete faqe, duke qene se po na e dergojne linkun dhe po  e mesojme kete "vjedhje" nje shekull me vone, por ne ju hodhem nje sy seksionit te te rejave ne kete faqe i cili konsiston ne lajme copy/paste nga Telegrafi,Panorama,Buletooth, te cilat sistematikisht bejne copy/paste apo "frymezohen" nga Albaniac.E keta na akuzojne neve? Seriozisht?
Me e bukura fare eshte se keta qe na akuzojne per "vjedhje arsyetimi" e dini cfare kane bere? COPY PASTE te gjithe shkrimit tone rreth Aferdites dhe Leonardo DiCaprios dhe e kane publikuar ne faqen e tyre (Shikoni/krahasoni fotot me poshte). Hajde merruni vesh thuaj! Ne nuk para acarohemi, po kur vjen puna per shkrimet qe botojme ketu nuk leme njeri te na shkeli as gishtin e vogel OK?! Albaniac gjithmone ka publikuar lajme te bazuara ne fakte dhe te asnjeaneshme e ASNJEHERE nuk i kemi vjedhur apo kopjuar ndokujt lajmin, sepse shkruajme per pasion e jo per Like ne FB e klikime ne web, perndryshe nuk do publikonim lajme rreth muzikes, po do shkruanim dhe ne per breket e kengetareve sic bejne gjithe te tjeret. Sa per "ky profesionisti", jua kisha dhene nje shpjegim ketij qe e ka shkruar e ndokujt tjetri qe ka deshire, por persa kohe keta njerez konsistojne ne publikimin e puneve te te tjereve nen emrin e tyre nuk e shoh te arsyeshme ndaj po ja them me fjalet e Beth Ditto "Google me bitch!"



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.