Header Ads

TopFest10 - Te preferuarat e dy javeve te fundit

Perpara se t'ju prezantojme te preferuarat tona nga dy javet e fundit te TopFest10 duam te ju shpjegojme dicka. Ky eshte nje festival muzikor dhe si i tille ne presim qe cdo vit te shohim jo vetem talente te reja ne skene por dhe prurje te reja interesante. Deri tani nuk e kemi pare nje gje te tille. Ka kenge te bukura, por te gjitha sjellin dicka te pare me shume se nje here ne skenen tone (nuk po shkojme me larg). I njejti stil baladash, i njejti rrep, i njejti rrok, i njejti folk i perpunuar. Me kete nenkuptoj se pervec fjaleve te tjerat jane po ato te vjetrat nje note me pak nje note me shume. Eshte per te ardhur keq, sepse perfaqsojne nje brez te ri i cili me te gjitha mundesite qe ka, zgjedh te jete nje kopje e dobet e asaj qe shohim perdite ne ekranet e kanaleve muzikore. E themi kete, per te treguar se i perzgjedhim te preferuarat tona duke pasur ne mendje te vecanten dhe te miren, e nga ato qe degjuam keto na u duken si me te mirat. 



Dikush ka degjuar shume Bruno Mars kohet e fundit eh? lol Fillimi i kesaj kenge me kujton paaaaak fare "Mirrors" te Lil Wayne dhe Bruno Mars, gjithsesi asgje e rendesishme. Kenga na pelqen, po ashtu si dhe interpretimi i Artit.


Balade e bukur nga Matilda. Nje kenge perfekte per radio me nje refren super.


Kjo eshte kenga me e bukur e Marseles deri me sot dhe ne na pelqen shume. Me kujton netet e veres ne makine duke u kthyer nga nje dite e bukur ne plazh. 


Nuk e di perse Alberia konkuron ne TopFest po mesaduket ka vendosur te fitoj cmimin e pare ne cdo festival :)  Te them te drejten e nisa ta degjoj kengen pa ndonje pretendim, por ne perfundim me pelqeu shume.Nje prej kengeve me te mira te ketij edicioni. 


Kjo eshte nje nga ato rastet kur kengetarja e ben kengen. Rezarta ka nevoje per nje kenge me te mire se kjo, sepse pervec refrenit eshte ...eh. Megjithate refreni ishte i mjaftueshem qe ne ta zgjidhnim. 


Kjo eshte kenga me e vecante e festivalit. Me pelqen shume muzika e saj. Per ne kjo eshte kenga me e mire dy javeve te fundit dhe pa medyshje nje prej 6 kengeve me te mira te TopFest10.




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.