Header Ads

Kush nuk e mbeshteti Elhaida Danin?


Ajo qe nuk kuptova pas fitores se Elhaides ne The Voice Italy, ose me mire qe prej fillimit te gares se saj ne kete konkurs ishin disa shkrime,postime, komente e zgjuarsi te cilat ankoheshin sesi Elhaiden nuk e mbeshteti askush ne vendin e saj e tani na e moren italianet, po e vlersojne po e pervetsojne, po i japin shancin e duhur nderkohe qe ne e lame te na ike prej dore. CFARE? Ne cilin ishull jetojne keta njerez? Komshinj te Robinsonit jane? Ajo ka fituar cmimin e pare ne "Star Academy", ka bashkepunuar me Shpetim Saracin, Adi Hilen, Flori Mumajesin, Ardit Gjebrean. Studionte ne "Akademine e Arteve". Fitoi cmimin e pare ne TopFest! Ka qene e ftuar vazhdimisht ne televizione e koncerte te ndryshme. Ajo eshte VETEM 20 vjece! Tani...ne cilen gjuhe te botes e gjitha kjo quhet mosperkrahje? Cfare realisht duhej te ishte bere qe te konsiderohej si perkrahje? Nuk e kuptoj une. E paskan perkrahur italianet? Hmmm, The Voice eshte nje emision televiziv i realizuar nga Rai jo nga Akademia e Arteve te Italise, ndaj mbani frenat kur flisni se lat' nam. Me e bukura? Keta qe hiqen si perkrahes, qe lene komente hyjnore, nese jane kaq te zjarrte perse nuk e kane marre mundimin ta blejne kengen e re te saj "When Love Calls Your Name"? Asaj i them perkrahje une! Kur i nxirrni dy qindarka me pak se nje kafe dhe i blini artistit kengen, se keshtu per komente falas lart e poshte te gjithe e kemi nga nje kompjuter. Elhaida gjithmone ka qene perkrahur ne vendlindjen e saj.Ka qene e rrethuar nga njerez qe e kane ndihmuar deri ne pjesmarrje tek The Voice, sepse bashkpuntoret e saj shqiptare e kane derguar deri aty. Eshte tjeter gje qe Italia ka nje treg me te madh, me te suksesshem, me te spikatur e me mundesi me te medhaja, po kjo s'do te thote qe te njollosni punen e bere nga njerzit e saj ne Shqiperi. Pjesmarrja e saj ne festivale te ndryshme jashte vendit ka qene nje shenje treguese qe ajo ka qene mese e vendosur per te kerkuar suksesin ne rang boteror ashtu sic e tregoi dhe tentativa e saj per The Voice of Italy. Ndoshta ju e keni kuptuar gabim. Ajo kishte kuptuar qe ishte me e madhe se tregu muzikor shqiptar dhe kish bere gati valixhet. Nuk ishim ne qe e lame te na ikte Elhaiden,Elhaida kishte kohe qe ishte larguar.

2 comments:

  1. PYESNI SE SA KA PAGUAR ELHAIDA PER ATO PERKRAHJE PASTAJ BENI KETE ARTIKUL (POR ME KOKE POSHTE).... PYESNI A I KA MARR PREMION E TOP FEST 9.... PYESNI SE A I ESHTE OFRUAR NJERI NE SHQIPERI PER TE PRODHUAR NJE ALBUM PER KETE SUPER TALENT! ...EDHE JU VETE QE SHKRUANI KETE ARTIKULL I KENI REFERENCAT VETEM NGA STATUSET E FB OSE YOUTUBE E JO NGA REALITETI NE TERREN KESHTUQE ... GROPE!!!!

    ReplyDelete
  2. Sheh ti! Ja paskan hedh kesaj! Te gjithe te tjereve ju bejne kenge falas, i menaxhojne falas, i ofrojne albume, vetem kesaj ja paskan hedh i kane kerkuar leke. He shoku na trego ti tani te degjojme, si behet lajmi i vertete te mesojme dhe neve. Po ti je qe je beji nje shkrim vete cke qe shperthen ketu.Duke qene se po na tregon FB e YouTube po mendojme se ti duhet te jesh ai qe e coi ne The Voice. Ti duhet ti kesh blere dhe kengen. Ja rrofsh!
    Ato koke poshtat e gropet mund ti marresh mbrapsh, e nese deshiron te japesh mendimin tend e te na provosh te kunderten beje si njeri i matur e normal se nuk jemi ne FB ketu e as ne shkolle fillore. Gjithe te mirat!

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.