Header Ads

Shqiptare me kile ne festivalin per Eurovision te Zvicres




Zvicra ka filluar seleksionimin per tre kenget finaliste qe do te konkurojne per te perzgjedhur kengen prezantuese te ketij shteti ne Eurovision 2014. Mbi 150 kenge jane prezantuar kete vit dhe sic pritej midis konkurenteve ka shume shqiptare. Ilir Selimi, Toni Rexhaj, Edona Gjinaj biles dhe Vanessa Krasniqi tentojne te jene perfaqsues te Zvicres ne netet finale te Eurovision. Si perfundim, Edona dhe Vanessa kane kenge te mira. Edona prezantohet me "Over The Limit" nje kenge me ritme dance te viteve '80 e cila eshte ok dhe me pak me shume perpunim do ishte perfekte per Eurovision. E njejta gje vlen dhe per Vanesen e cila sjell nje balade tipike pop "My Man" me vokale te mrekullueshme qe te kujtojne baladat e cdo kengetareje te njohur pop dhe qe mendoj se ka shume ngjasa qe te arrije ne treshen finale. Eshte me te vertete nje kenge e interpretuar mire dhe 100% ne stilin e Eurovison. Pak i habitur perse Vanessa nuk ka konkuruar ne Festivalin e RTVSH me kete kenge, sepse mund te kishte fituar. Gjithsesi suksese te dyjave! 

KLIKO KETU TE DEGJOSH VANESEN

KLIKO KETU TE DEGJOSH EDONEN

Mos harroni ti votoni!

2 comments:

  1. ....sepse Vanesa nuk deshiron te identifikohet me shqiptar.

    ReplyDelete
  2. po ndoshta nuk do e zgjidhnin Vanesen si vjet qe nuk zgjodhen Ardian Bujupin, ka publik gjerman qe e do dhe per ate ndoshta ka konkuruar, kurse ne shqiperi mund te fitoj Venera Lumani dhe Lindi Islami me nje kenge qe marrin pjese...

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.