Header Ads

Hersi - One Night's Anger (Eurovision gjysem finalja)


Pavarsisht nga preferenca muzikore dhe videoja e cuditshme, Hersi u prezantua shume mire ne Eurovision. Ajo kendoi ne menyre korrekte, kenga tingelloi rrok dhe shume e mire, por fatkeqesisht ishte vone per te ndryshuar vendimin e publikut i cili nuk e kualifikoi per ne naten finale. Eurovision eshte nje festival ku vende te vogla si i joni duhet te jene perfekt ne cdo element te prezantimit (duke filluar me promovimin) ne menyre qe te arrijne sukses. Pershembull, Azerbajxhani stonoi dhe nuk u mor vesh ne cilen gjuhe kendonte, Ukraina ishte skandal, Rusia jam i sigurt qe kengen e ka nxjerre nga sirtari i ndonje kompozitori ne vitet e suksesit te ABBA, Islanda papappapapapaa, Hungaria stonoi ne pjesen e dyte, Suedia na vuri ne gjume, Mali i zi e njejta balade si cdo here, Armenia ok por nuk arrinte dot notat e larta, San Marino e njejta kenge fjalet ndryshe, por shyqyre per Hollanden qe kishin nje kenge te lezecme dhe interpretim te mire. Pastaj keto debilliqet ne Eurovision si ai djali qe vraponte ne rroten e kavjes ne kengen e Ukraines apo ajo patinatorja ne kengen e Malit te zi, apo apo ato ruset me floket e lidhura ne nje e ulje ngritje ne trap me fustane balloje lmao lmao ajo ishte gjeja me idiote qe kam pare kete jave hahahahaha. Dua te them, nuk eshte se ishte faji i kenges apo i kengetares, sepse kishte shume here me te dobta, por si vend i vogel na duhet te prezantohemi me dicka shuuuuume te vecante dhe me nje promovim te madh, perndryshe kjo ndodh. Suksese ne vitin e ardhshem. 

1 comment:

  1. te kishte kenduar shqip do kishte shkuar finale

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.