Header Ads

Adelina Ismaili - Interviste per kengen KARMA dhe bashkepunimin me G4SHI



Adelina Përshëndetje! Sapo jeni kthyer nga Nju Jorku, si ja kaluat atje? 

-Përshendetjeeee Elbino gjithmonë kënaqësi të përgjigjem për ty. Mirë dhe keq. Mora një grip që s`ia gjen shokun kund, në anën tjetër u kënaqa sa s`thuhet.

- Me Nju Jorkun ose bien në dashuri ose e urrejne, duke qënë se ju keni ardhur disa herë po mendoj që e dashuroni. Çfarë ju pëlqen më tepër në këtë qytet? 

- Më duhet ta pranoj që nuk e dashuroj New Yorkun. Jo të tërin. Natyrisht që ka vende që i dua shuuuumë, Broadway p.sh. Liria e pakufishjme është ajo që më pëlqen më së shumti. Mund të vrapoj, të bërtas, të këndoj, të puth në rrugë, të bëj çmenduritë e mia dhe të mos më shikojë askush sikur të kisha kryer ndonjë krim, gjë që në Europë ndodh rregullisht. E admiroj atë liri ku nuk ndjej sy të huaj në vete. 

- Po shikoja fotografitë që ishin postuar nga vizita juaj këtu dhe pashë që kishit dalë dhe me shqiptarë në rrugë. A ndodhi shpesh që të ju njihnin e përshëndesnin në ambiente publike?

-Ndodhte. Shqipe everywhere pra hahahahaha! Ishin aq të sjellshëm dhe të lirshëm. Ata për të cilët po më pyet, foton me të cilën e publikova, mund të them se ishin një nga kujtimet më interesante. Po benin punën e tyre, dhe po kënaqeshin. Mu duk shumë interesante, për faktin që në asnjë sekond në sjelljet apo fjalorin e tyre nuk mund të vëreje asnjë grimë paedukate. Jo se u qudita, thjesht nuk kishin komplekse kurse në anën tjetër kishin një edukatë që nuk e sheh çdo ditë. Ishte moment i këndshëm. Mua kurr nuk do më shohësh foto me Lamborgini p.sh. Publikoj vetem gjëra që respektoj. Kjo është arsyeja pse nuk i dua rrjetet sociale. Gjërat i kam për veten time, jo reklamim. Jam fanatike në ruajtjën e këtij pak intimiteti që po mundohem ta ndërtoj këtu.

- A shkuat thjesht për pushime apo me impenjime pune? 

-Shkuam për punë tjetër, dolën edhe këto tjerat që tani kur e mendoj nuk ja kam idenë si ja dolëm për aq pak ditë. Nuk bëhet fjalë për pushime këto ditë. 




- Qysh qysh, se po bëj dhe unë sikur s'di se kam që prej verës që mezi e mbaj brenda kurrkujt nuk ja kam treguar hahahahaha! Më në fund...le të flasim pak për këngën e re "Karma". Për çfarë bën fjalë ,cilës rrymë muzikore i përket dhe më cilët keni bashkëpunuar?

-Hahahahahahaha ishe ti, ti dhe vêtem ti. Ti e di që kjo nuk do të ndodhte po të mos ishe ti. Karma është ndryshe, në të njejtën kohë shumë Adelinë. Kënga është punuar nga L.O.N një producent shumë i talentuar shqiptar në Holandë, nuk mund ta përkufizoj në një stil. Ka pop, ka hip-hop, ka folklor shqip, ka gjithçka hahaha! Hmm, le të themi se kënga është shumë ndryshe në të njejtën kohë shumë «Adelinë ». Kohë të gjatë e kam munduar veten me arsyetime karshi atyre që arsyetimet e mia i përdorin për ti shitur, për masturbim mental, për të ushqyer mjerimin e vet, për gjëra para të cilave edhe Zoti kthen kokën në anën tjetër. Vie një moment në jetë kur më nuk flet qebesa as nuk mendon më , thjesht nuk të plas më për « mendimet ». Unë e di që të gjithë më imagjinojnë si një femër e hekurt që nuk i regjistron fare ato goditjet e ulta, të fshehta, që shkaterrojnë, por disa që ia kanë « ndjerë erën » se çfarë po bëj prej se kam ardhur në Zvicër, godasin që të reagoj. E vetmja mënyrë të marrin vesh se çfare po bëj, që pastaj të arrijnë të sabotojnë. Ncuk ;) Dhe përgjigjen e kanë tek « Karma ». Sepse « karma is a bitch babyyy » hahahahaha. G4shi është ylli i kësaj kënge. Ai ka shkruar shumicën e tekstit, ai më thoshte që unë jam kjo. Kam kënduar anglisht dhe shqip. Anglishten e kam kënduar shumë shqip me akcent dhe jemi kthyer disa herë në studio,i gjithë ekipi ishte skeptik me ketë tekën time të çmendur që të këndoja me akcent shqiptar, por në fund vendosa : Nuk do ta heq akcentin dhe këndimin shqip, jam rritur në Prishtinë , nuk është normale të imitoj këndimin afro-amerikan. Nuk dua. Kam kënduar edhe shqip dhe e kam ça fare me këndim folklorik ! Adelina jam ! E kam bërë e para bashkë muzikën e huaj me atë shqipe dhe ashtu do mbetem. Për anglisht e kemi G4shin. Askush nuk e bën më mirë se ai.

- Përse ky titull? Pyes, sepse është jo vetëm një titull i goditur, por disi i drejtpërdrejtë...ndoshta do ta kuptonim më mirë kur të mësonim tekstin, e meqë ra fjala...a na e zbuloni dot refrenin? Hahahahahhaa! I rashë rreth e qark po dola aty ku desha lol

-Hahahahaha nuk do ta jap refrenin sepse aty është e tëra. Në botën shqiptare gjatë, tepër gjatë ka sunduar taboo-ja në çdo sferë të jetës. Tani po bien idhujt e krijuar me baltë. Njerëz të ndyrë që ngutën që ndyjnë njeriun e mirë me llafe, duke e ditur që njeriu i mirë nuk do reagojë kurr. Më vie në mend ajo fjalia « Bota nuk vuan nga njerëzit e këqinj, por nga heshtja e njerëzve të mirë ». Tani ka filluar të lëkundet kjo gënjeshtër e madhe. Derisa po shkruaj, e kam para syve imazhin e përmendoreve të dikatorëve duke rëne, sa bukur që po ndodh edhe tek ne. Karma hahahaha! Ështe ajo filozofia ime që më ndjek gjithë jetës « Ndalo gënjeshtrat ose do filloj të them të vërtetën  ». Është thjesht një këngë që tregon se sa më pak merrem unë me mjerimin, aq më shumë ai mjerim do kthehet në vendin ku ka lindur. Herët a vonë marrim atë që meritojmë, e rëndësishme love, sex and rock`n`roll hahahahahaha!

- Amen! Përse zgjodhët G4SHI për të bashkëpunuar dhe si rezultoi ky bashkëpunim midis jush?

- Për G4SHI kam lexuar dhe e kam dëgjuar tek ti për herën e parë. Në atë kohë po punoja në Paris nëse nuk gaboj, i thash Valit  « Ky djalë është gjenial, ma shkruaj diku që ta `memorizoj` ». Isha shumë e ngarkuar me punë tjera , një punë nuk mbaronte ende, fillonte tjetra. Erdhi koha kur fansat po më kërkonin një këngë, siq ndodh zakonisht me mua. Të jem e sinqertë, edhe mua shpirti po ma kërkonte një këngë, pavarësisht që kohën e fundit këndoj ekskluzivisht për qejf dhe nuk e përjetoj më si një profession, detyrim, etj. E diskutova me Valin, natyrisht. Përsëri ishte Vali ai që bën atë grimasen e fituesit  të vetëkënaqur sa herë unë filloj me dilemat e mia. Ai të përmendi ty, të kontaktoi, dhe ti ishe ai i cili na vure në kontakt me G4SHIn dhe ja… u bë. Hahahahahahaha! Ishe ti dhe të falenderoj nga zemra. 




 - Mos ma bëj qejfin se asgjë s'kam bërë :)) Më vjen shumë mirë që bashkëpunimi u krye e kjo është kryesorja. Të dy jeni super! Për këngën besoj se do të ketë edhe video apo jo? Kur do të publikohet? A keni caktuar ndonjë datë? Po bëj prapë sikur nuk di gjë kupton? Hahahahhaa! OK, dua të them, keni xhiruar videon në Nju Jork dhe të lutem na trego diçka më tepër rreth saj.

- Po ka video, është 100% produkt i G4SHIt dhe rexhisorit Qvest. Pasi kam shikuar videon, kam thënë me vete «G4SHI ka lindur të jetë on the Top». Çdo gjë që bën, e bën më mirë se tjetrën. Do publikohet shumë shpejt. Ata vërtet kanë krijuar një magji. Nuk kemi caktuar datë, por gati është. Ti prap bën sikur nuk e di hahahaha. Është xhiruar në NYC dhe duhet të shikohet, kot flas. Duket shumë underground kur më sheh mua aty, por jam kthyer aty ku dua, jam lodhur nga këngë e klipe idiote ku të gjitha duhet të duken si kamariere të kafeneve të fshatit për ti pëlqyer atyre që nuk dijnë më shumë se aq. Guxoj të zbuloj se fillon me idenë që një malësore post-apokaliptike e cila ka ndenjur gjatë në letargji, zbret në një qytet që mund të kuptohet si Parisi. Dhe vazhdon në New York ku rrugët plot art e takojnë me vëllaun, ku ai sundon. G4SHI më ka përshkruar më mirë sesa që do përshkruaja unë veten. Ka ruajtur imazhin tim të së kaluarës,por ka  përshkruar në përsosmëri moskokëçarjen që kam sot jo vetëm si imazh skenik, por si stil jete. Ai për shumë pak ditë e ka kuptuar që unë vërtet e jetoj atë që kam kënduar në këtë këngë. Ka bërë një upgrade jo vetëm të këngës. Do thoja të videoklipeve ballkanase në përgjithësi. Nuk jam e sigurt a kam arritur ta përshkruaj si duhet, duhet shikuar. Një ndihmë e madhe ishte dhe mjeshtri Fadil Berisha. Artist i madh siq është, nuk mundi të qëndrojë indiferent. Na bëri foto të mrekullueshme, shumë xhirime u bënë në studiot e tij, shumë sygjerime të tij bënë që video të ketë nuancën e artit të tij të pavdekshëm. 

- A ka ndonjë plan për ndonjë koncert në Kosovë ku do jetë prezent dhe G4SHI për promovimin e këngës apo për diçka tjetër? Apo do na vini për koncert në Nju Jork sërisht?

- Kjo këngë ka lindur shumë natyrshëm, ti e diiiii. Ashtu dhe do vazhdojë. G4SHI tani ka impenjimet e veta me label-in pjesë e të cilit eshte tani dhe gjykuar nga prizmi i tij, nuk besoj që do arrijë të vie në promovime, ai po bëhët një nga emrat më të mëdhenj të hip-hopit në New York njerëz ! Do jem në koncert në New York  me datë 24 dhjetor yeah ! Mezi pres të të takoj !

- Përveç "Karma" kam dëgjuar të flisni dhe për bashkëpunime të tjera, që po më bejnë të mendojnë se do kemi dhe një album? Thuaj që po! :P 

- Ti e di që po pregatis albumin, kam pasur vonesa për arsye që do ti bëj publike më vonë, arsye aspak të thjeshta. Ok, majfton ti lëshosh një sy facebook-ut që mbajnë miqtë e mi, dhe kuptohet sa kam punuar. Përveq asaj arsyes, që e thash më lart që disa po vdesin të marrin vesh cila është hahaha.  Sa i keq jeeeeee hahahahahahahahaa po do të ketë bashkëpunime, por jo me raper-a apo hip-hoper-a më.  Sepse G4SHI nuk është  vetëm hip-hoperi më i mirë shqiptar. G4SHI do të jetë ardhmëria. 



- Mendoj se "Karma" do ishte dhe një titull perfekt për albumin si thua ?

- Oh,po. Pse ti gjithmonë di kaq shumë për mua? Apo vetëm ti ma thua? Disa bëjnë sikur nuk e dijnë? Sa pyetje ka në të cilat unë , këtu duke përgatituar pasta me frutti di mare dhe duke të shkruar ty, përgjigjem « Well, fuck them all » hahahahahaha. Përndryshe, fjalia « Karma is a bitch, baby » është një nga të rrallat në anglisht që i kam shkruar unë në këngë. Të përqafoooooj dhe të falenderoj!

S'ka përse! Gjithmonë intervistat me juve më  kënaqin dhe  takohemi në dhjetor :)




Intervistoi: Elbino / Albaniac 2014

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.