Header Ads

Klaudia Pepa merr pjese ne Amici


Programi italian "Amici" i cili i dhuroi fame dhe sukses nje sere shqiptaresh si Kledi Kadiut, Anbeta Toromanit, Leon Cinos etj, kete vit ka ne konkurim nje tjeter balerine shqiptare. Klaudia Pepa e cila njihet nga publiku shqiptar per kercimet dhe koreografite e saja ne programet e televizionit Klan. Klaudia eshte kercimtare shume e mire dhe ne serine e djeshme u kualifikua lehte ne seleksionimin e rradhes dhe duket qarte qe eshte nje prej konkurenteve me te forta. Ajo tregon gjate programit se ka ardhur ne kete program te fitoj po ashtu si dhe balerinet e tjere shqiptare. Pavarsisht gjithckaje tjeter, une nuk e kuptoj dot sesi nje balerine kaq e suksesshme ne Shqiperi vendos te konkuroj ne nje program per amatore ne Itali, i cili ne fund te fundit nuk te siguron ndonje te ardhme dhe aq te larmishme ne Itali. Ndoshta vite me pare, por tani keto programe thjesht sjellin shikues dhe nuk premtojne karriere. Gjithsesi eshte levizja e saj dhe i uroj sukses, por mendoj se eshte me e arsyeshme qe te marri pjese ne audicione per qellime me specifike, sic ndodh ne cdo skene boterore. Jashte konkurimit, mendoj se duhet te jete pak me e rezervuar dhe jo kaq e drejtperdrejte, sepse keqkuptohet nga shikuesit kur thote gjera te tilla si "Me kercimin tim desha ti thoja konkurueses. Cfare? Cfare, po ben? Une e di qe jam me e mire se ty!" 


Ajo konkuruesja tjeter, s'po bente asgje , po kercente per qejf te vet lol. Para kameres, rivalja  tha qe Klaudia eshte e talentuar, te tjerat jane te talentuara, por nuk ndihem poshte dhe une kam talent. Si perfundim te dyja u kualifikuan, por Klaudia la nje shije te keqe se u duk arrogante. Nuk po them qe eshte, por fale editimeve dhe menyren sesi serviret tek publiku nje program i tille i cili jeton fale "gerricjeve", ajo po prezantohet e tille. Ne do vazhdojme ta ndjekim dhe do bejme tifo per te me shpresen se nje tjeter Amici do mberrij ne Shqiperi. 


Ps. Gjate programit me pelqeu kur nje nga profesoret i tha njerit prej konkuruesve "Te degjoj te kendosh gjithmone ne anglisht. Nuk ke ndonje gje ne italisht? Nuk te pelqen (italishtja)?" Nderkohe ne Shqiperi jo qe nuk e thote njeri, por dhe shtremberohen kur ju kendon ne shqip gjate ketyre programeve lol. Mbroni tuajen! OK! 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.