Header Ads

Sendi Hoxha kerkon te perfaqsoj Gjermanine ne Eurovizion


Le te festojme se bashku! - Ky ishte mesazhi dhe justifikimi i organizatoreve te Eurovision per marrjen e vendimit qe lejon dhe AUSTRALINE te konkuroj ne FESTIVALIN EUROPIAN TE KENGES .Hahahhahahaa! Oh Europe! Megjithate, organizatoret nuk e gjeten ne shpirt te lejonin dhe Kosoven ne konkurim, sepse...per te ardhur ne Europe, mesaduket dhe Kosova duhet ti bjeri nga Australia lolololol. Tmerr! Kot ankoheni per Ameriken, kur vjen puna per justifikime Europa as nuk mundohet te mendoje ndonje gje tamam, thjesht ja fut nje aty dhe ndac pranoje, ndac jo. Megjithate dhe ne shqiptaret duket se po bejme lojen e "Europes" dhe ne nje menytre apo tjeter po shfaqemi ne kete festival me emrin tone, por me petkat e dikujt tjeter. Rasti me i fundit ai  i Sendi Hoxhes, e cila po konkuron per ne finalen e perzgjedhjes se perfaqsuesit te Gjermanise ne Eurovizion. Vetem 17 vjece, nje fanse e Alban Skenderaj, Sendi eshte mjaft e talentuar dhe Eurovizion apo jo, e ka rrugen e hapur per ne muzike. 

Sic thashe...gjerat ne Eurovizion jane konfuze e te cuditshme. I tille eshte dhe kualifikimi gjerman. Gjithsej jane shtate artiste-kenge  te cilet konkurojne ne finale. Ketij numri i shtohet dhe nje konkurues i tete i cili perzgjidhet ne nje program komplet tjeter te titulluar "Kenga jone per Austrine" (Ketu konkuron dhe Sendi). Konkuruesit ne kete program jane perzgjedhur nga talentet e reja, qe kane dorezuar krijimet e tyre online dhe fituesi prej tyre i njohur me emrin "Wild Card" do konkuroj ne finalen gjermane per Eurovizion. UFAAA! U lodha! Lmao. 

Perzgjedhja e Wild Card, do te transmetohet live ne Eurovision.tv , Sendi eshte e nenta ne rradhen interpretuese. Keta nente konkurues u perzgjodhen prej 1270 videove te prezantuara. Jo keq eh!

Kenga me te cilen Sendi po prezantohet, titullohet "Battlefield" te cilen mund ta degjoni me poshte. 






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.