Header Ads

Si te jetosh deri ne 100 vjeç


O me! Do dhe ti me jetu 100 vjeç?! Normale, se keto vite qe ke jetu e ke shndrit, do me e shndrit per nje shekull me rradhe. E keni kuptuar besoj, e nese jo po ju shpjegoj se ky lajm eshte nje fare ironie per te gjithe ato postime nga faqet e ndryshme online qe tani po pushtojne dhe revistat e fammmmshhhhmmeee shqiptare te cilat po shesin sapunin per djath qe ne 10 te mengjesit. Si te jesh me i shendetshem, si te jetosh gjate, si mos te tradhtoje partneri, si te rrisesh qerpiket, si te, si te, si te....te gjithe doktorrat kane filluar pune ne media. Po pika qe nuk i ha si ata qe i publikojne e mashtrojne ashtu edhe njerzit qe i lexojne. Po dhe te ish gjetur kura e jeteses se gjate, a mendoni se mjeket do jua jepnin falas apo do e ruanin sekret e te ja shisnin miliardereve? Perse jane budadallepsur njerzit keshtu? Po u be uji i limonit si penicilina. Pi uje limoni dhe te gjitha semundjet i mban larg. Pikaaaaa! Po ndonje leng per trurin a ka ta pini? Mbulo femrat e shkreta surratin me veze e mjalte...mmm sa bukur jua ka bere, vec mizat po ju afrohen hahahahaha! Nuk eshte per te qeshur ne fakt, eshte per te ardhur gjynah. Gjynah per njerzit qe harxhojne kohen me keto besime, e gjynah per publikimet e programet qe s'kane me ç'te mbushen dhe merren me receta shendeti te cilave nuk jua lexojne dot as emrat. Ky frut ka shume vitamina p q rr s sh th, flet robi sikur ka mbaruar tre fakultete, kur duket qarte qe dhe ate perkthim qe ka bere e ka me italishten e televizorit. Doni te jetoni 100 vjete? Boll lexuat shkrime te tilla, por shkoni tek doktorri. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.