Header Ads

10 kenget qe duhet te degjoni kete muaj


                                                                                                                                                             Mozzik ne videon "Kuks" 


Fillimi i sezonit veror ka sjelle si gjithmone nje prurje te madhe krijimesh nga te gjitha trevat shqiptare. Me se shumti jane kenge 500 leke kilja, por ato qe jane - jane shume te mira! Ne perzgjodhem 10  per ju, te cilat jua rekomandojme ti keni ne telefonat tuaj kete muaj. Duket pak qesharake kur themi telefonat eh? Kaluam nga kasete (ajo gjeja plastike) ne cd (ajo gjeja si pasqyre rrumbullake) ne iPod e tani ne telefon. Ok! Atehere ...




Mozzik - Kuks

FIKSIM kjo kenge dhe kjo video. Ne mendojme se eshte jo vetem kenga me e mire e muajit por dhe  e 2017.E njejta gje vlen dhe per videon e cila ka nje ide shume cool, pavarsisht se duket qarte qe eshte frymezuar nga filmat e Guy Ritchie. Dy kenge/video te perfshira ne nje, te cilat transmetojne ne menyre perfekte tekstin dhe historine para/pas te personazhit kryesor. 
Sidomos pjesa e dyte eshte 🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥
Ne kemi qene te paret qe kemi postuar kenget e Mozzik si "Maniac Style" e "Po ma bojn", ndaj na behet qejfi qe kater vjet me vone ai eshte nje nder rreperet me te suksesshem ne vend, sepse e meriton. 


Bebe Rexha - The Way I Are (Dance With Somebody)

Bebe Rexha di te bej kenge qe te mbesin ne mendje sapo i degjon, me tekste te thjeshta e pozitive te cilat mbahen mend menjehere, por mbi te gjitha qe te bejne te kercesh. "The Way I Are" duket se do te jete kenga e saj me e suksesshme si soliste, pasi eshte pritur jashtezakonisht mire ne te gjitha faqet muzikore online, radio e tv. 


Rita Ora - Your Song 

Me ne fund Rita Ora rikthehet me "Your Song" dhe nuk ka zhgenjyer. Videoja e saj me tekstin e kenges tashme ka me shume se 5 milion klikime ne YouTube qe tregon sukses, pasi kryesisht video-tekstet nuk para marrin klikime. Kenga ne Angli ka arritur majen e iTunes dhe hitparejdit vendas e duket se Rita eshte rikthyer aty ku e la, pavarsisht "zerave te keqinj". Hudher, hudher! 



Dua Lipa - IDGF

Kjo kenge ka qene ne "perseritje" qe nga momenti qe degjuam albumin dhe mendojme se do jete hiti me i madh nderkombetar i Duas. Fiksim! 


Estto - Per cdo nate

Uh uh uh zeri i ketij djalit! AJJJJJJJJJ! Na kujton pak Besnik Qaken e NRG Band, nese Besniku do kish  vazhduar tek kendonte R&B. Ky eshte nje debutim shume i mire i Estto dhe ne mezi presim te degjojme kenge te tjera nga ky artist. 


Ledri Vula - U harrum 

Malli me ka maaaarrr malli me ka maaarreee  hot right now so hot right now lol. A jemi te vetmit ne qe "U harrum" na duket shume e ngjashme me "Hot Right Now" te Rita Ores? OK! Gjithsesi, kjo  kenge eshte padyshim nje hit i veres 2017 dhe ne na pelqen shume. 


Eaz & Xen - Ale

Djemte me origjine shqiptare , nga Zvicra, duken se jane ne rrugen e duhur ne tentativen e tyre per te hyre ne tregun nderkombetar. "Ale" eshte nje kenge shume e mire, e cila per nje moment te ben te shtrihesh e te shijosh pijen ne plazh, e ne momentin tjeter te cohesh e te kercesh ne klub . Me kengen e meparshme " Kei Zit" ata kane arritur te pozicionohen ne vendin e dyte te hitparejdit zvicerian e duket se ky sukses do te pasohet dhe nga "Ale". 



Ardian Bujupi - Alleles

Ne asgje nuk kuptojme ama duket se kembet tona dine gjermanisht, se sa fillon kenga levizin vete. Pastaj kur kendon ate pjesen "Maria" nga Sanatana fillojme dhe ne Mariaaaa lol. 


Besa dhe Elinel - Mos m'le me ra 

Kenga me e mire e Beses ne keto 2-3 vitet e fundit e nje prej kengeve me te bukura te repertorit te saj. Te ishte ne doren tone do ta kishim hequr pjesen rrep, sepse eshte e panevojshme ne kete kenge e cila eshte shume e fuqishme dhe nuk ka nevoje "per ndihme". Padyshim nje prej kengeve me te mira te 2017 deri tani. 


Lind Islami - Blla Blla 

Zeri i Lindit dhe ritmi i "Blla Blla" te sjellin menjehere ndermend Justin Timberlake dhe kengetari ka bere nje pune kaq te mire saqe ne nuk mund ta linim jashte kesaj liste. Super! 











No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.