Header Ads

BB3 + FIKSIMI I ALBANIAC!!!

Ka filluar Big Brother3, programi me i ndjekur ne tv pas "Op Labi Party!" hahahha Ju them paraprakisht qe une nuk para i ndjek keto programet "vertet tv", mund ti hedh ndonje sy nga hera ne here, por asnjehere ne menyre sistematike ndaj mos prisni shume lajme nga banoret e shtepise me te famshme ne Shqipe. Qyqja do ngaterrohemi tani, Big Brother Shpija Kafazja, kush o kush... e na hapen pune! Kete here si pak e erret studioja apo i kishin ul dritat qe te dukej ai syri prej flake? Aaaaaa efekte super special mmm bravo topi hahaha! Ne pergjithesi ok, te pakten aq sa pashe une vetem se kete here plasi fallcifiteti sa pa hyre ende. Ajo shtepia me dha te drithurat ata "Shume bukur Albana!" gjona te trasha as nuk e kuptun qe i futen aty "PER GALLATE ma!". Po hej! Kur ka fillu Big Brother me kopju Kafazen amon! A nuk e beri Kafazja kete ne edicionin e fundit? Flit e qesh Arbana me ju len me kuptu atyre se e gjitha ishte per shaka, po jo re ti jo ata "SHUME BUKUR SHTEPIA!" Pastaj nuk i vej faj dhe atyre se ngaqe ishin live difekte teknike ndohen me shumice. Sic thoshte njehere e nje kohe rahmet paste Eva Idrizllari "Ndodhin keto gjera kur je ne transmetim te drejtperdrejte (apo sic themi ne 2010 ne shqiptaret LIVE). Ne pergjithesi keta banoret e pare sikur jo dhe aq interesante eh? Psh. vitin e pare Najada ra direkt ne sy, vitin qe shkoi Bjordi ra ne sy, kete vit...qyqja prape paska ardh Arjoni e? Oops! Qenka Jetmiri! Sa ngjakan amon, po e kuptova qe s'ishte Arjoni kur tha ky qe lexon libra. Domenica...ajo do zihet e para me dike. Pse e fliste shqipen ajo me aksent italian? Amon ore se ne beme nje dekad ne Amerike po nuk themi "pergjAJgja imeeee do iSHTeeeeEEE" pffff Simpatike, por duket sikur i pelqen shume vetja. Xhimi duket ok, por e prishi kur pershendeti norvegjezet ne anglisht. Dua te them...eh?Si me pershnet ciganen ne frengjisht lol. I pamartuar ky? U menden mamate!!! Seldi duket cool. Studion, ka shtepine me vete, kendon, i bie pjanos ene i duket vetja shume seksi. Do kenaqemi se ky vec do kendoj. Fiksim Valentina! Kjo ishte nga Memaliaj, banonte ne Vlore po biznesin e kishte ne Tirane...hmmm? Punoi kjo disa vjet ne emigrim dhe u kthye ne Tirane hapi biznes. Sa mire e paskan paguar, po na thuj dhe neve mi se u rropatem lol. Difekti i Valentines ishte qe ecte me shpejtesi po jo dhe aq difekt se ashtu e ka jeten, po tjeter difekt eshte qe i jep policia shume gjoba per....SHPEJTESINE! hahahhahaa Kjo tip! FIKSIM! POR POR POR POR POR POR POR POR FIKSIMI PERZGJEDHJA FIKSIMI ME I MADH I JONI ISHTE ADADADADDADADADADADDADADADDADADADDA BERBERI ARTISTST EDUARTI!!!
Kur une i dhashe shpresat se ndonje rob gallate do ishte pjese e ketyre kullerave, del Eduarti.Jam mek tu qesh, shume i forte ky o njeri. Kur thote njehere se "Berber eshte pak fjale e rendomte se une jam nji artist" hahahhahaaha O ti fitofsh 100.000.000 Lekat! E meqe ra fjala, po e ben 200.000 euro vitin tjeter keta, shkova une !


FIKSIMI ALBANIAC NE BB3- EDUARTI

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.