Header Ads

Emisioni "Opinion" e ben nje gabim trashanik

Isha duke ndjekur ne Klan para tre javesh emisionin "Opinion" ku po transmetoheshin disa prej momenteve me te bujshme te vitit 2009 ON dhe OFF RECORD! Pervec faktit qe dhe emisioni me jetgjate dhe me i rendesishem (ne temen e politikes) ne Shqipe nuk arrin ti shpetoj dot fjaleve te huaja dhe pse shprehja me e sakte ne anglisht ketu duhej te ishte ON CAMERA dhe OFF CAMERA...u cudita sesi ne menyren me amatoreske po thyhej nje rregull shume thelbesor i gazetarise; Materialet te cilat regjistrohen si OFF THE RECORD (jashte regjistrimit,jashte syrit te publikut ose sic themi ne -midis nesh-) nuk munden kurresesi te behen publike SEPSE jane materiale te cilave nga i intervistuari NUK ju eshte dhene e drejta te publikohen dhe kur ndodh e kunderta, mund ti drejtohesh gjykates. Sigurisht, ne Shqipe i pret te gjitha, por mu duk sikur arsyeja qe keto materiale po beheshin publike ishin per te rritur pozitivisht figuren e drejtuesit te emisionit Blendi Fevziu. Sikur donte te thoshte " Shih me c'kam te bej une!" Ok ! ok! Te jesh drejtues televiziv ne jete nuk eshte gje e lehte, por ne fund te fundit per kete paguhet. Per ta bere disi me te qarte kete "problem". OFF THE RECORD, eshte nje shprehje e cila perdoret midis gazetarit dhe te intervistuarit, kur i intervistuari nuk do te flase publikisht rreth nje ceshtje te caktuar per arsye te ndryshme dhe i tregon gazetarit psh "Mos me bej pyetje rreth X teme, sepse ende nuk eshte bere kontrata dhe me shkakton probleme me shtepine diskografike." dhe ti si gazetar NUK mundesh ta publikosh kete,sepse i krijon probleme artistit i cili mund te humbasi kontraten dhe te hedh ne gjyq sepse te paralajmeroi! Ne rastin e "Opinion" Ylli Pango i thoshte Blendit "Mos me pyet per x ceshtje..." ky i thoshte po une ta bej pyetjen e ti pergjigju si te duash. HUH? E jep edhe ne video, ne televizion mbarekombetar!!! Hahahahha! Skandal! Tani, ishte nje moment ku Pango kishte nevoj te shfryhej publikisht dhe u shfrytezua nga Klan, se tamam-tamam, ai sapo te ishin kthyer live duhej ti kishte thene publikut "Me falni, por drejtuesi i emisionit nuk po me respekton dhe ndaj po detyrohem te largohem." Shnet! Arsyeja e vetme qe me beri pershtypje kjo gje, ka te bej me faktin qe ndodhi ne "Opinion"...se po mendoja "Imagjino c'behet me keto emisionet e dores se 15 lol".

Per heren tjeter Klani, ja dhe shpjegimi ne anglisht sic e doni juve lol:
off-the-record: unofficially/secretly, in secret

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.