Header Ads

Perse do te shkoj ne Eurosong, Arditi?

Ndersa te gjithe po diskutojne te acaruar menyren 20euroshe te votimit, mua me lindi nje pyetje se perse Arditi, i cili ka nje festival te tere nen pronesi tenton te fitoje cmimin e pare te " Festivalit te Kenges ne RTVSH" dhe te shkoj ne Eurovision???!!! Ne fund te fundit, po ta kishte kaq fiksim, ai s'do kishte lene Julianen per te kenduar po do kendonte vete dhe do kishte fituar gjithsesi, ndoshta jo dhe me kaq meselera. E teksa pyesja veten keshtu (loooool) mu kujtua nje interviste e Arditit vite me pare ne te cilen e pyesnin nese ndoshta do ishte me mire qe nje tjeter festival te merrte eskluzivitetin e pjesmarrjes ne Eurosong te ciles ai ju pergjigj (pak a shume eh
se kush e mban mend) se ndoshta duhej pare qe festivali me i mire ta kishte kete te drejte. Duke qene se festivali me i mire ne Shqipe momentalisht eshte "Kenga Magjike" atehere mendova...ndoshta kjo eshte dhe arsyeja e vertete e shkuarjes se Gjebreas ne Eurosong.Takimi me organizatoret, "lojtaret" kryesore, ofrimi i nje shume me te madhe, etj etj dhe vec kur te shikojme qe fituesi i "Kenges Magjike" te perfundoj perfaqesues i Shqiperise ne vitet e ardheshme ne Eurosong.Ne fund te fundit me mire do ish,e ne kapitalizem jemi, por ...kjo do te
thoshte vdekje per "Festivalin e Kenges ne RTVSH" qe do te ishte dhe nje humbje e madhe per muziken shqiptare. Qofsha gabim, por une eren e mishit ne hell per Zotin nje kilometer larg e ndjej.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.