Header Ads

XHANI SHQERRA prezanton "Pa Fund"

Kur e pyeta Xhanin se perse nuk mori pjese tek "Kenga Magjike" kete vit me tha "Nuk besoj se jam gati..." Me ate pergjigje ai mori piket maksimale prej meje,sepse ndryshe nga shume artiste ne vend, me beri te ditur se muzika per te nuk eshte thjeshte nje hobi, e as rruga me e shkurter per tu bere i njohur, por nje pasion qe kerkon ta shnderroj ne profesion. Si e tille... eshte dicka qe kerkon pergatitjet e duhura perpara se te ngjitet ne skene dhe te kendoj perpara publikut. Kenga/Videoja e tij e pare ne gjuhen shqipe e titulluar "Pa Fund" eshte rezultati
i nje pune disa vjecare qe premton sukses. Nje balade perfekte pop me elemente rroku e cila shume prej jush do ju sjelle ndermend debutimin e Alban Skenderaj vite me pare ne Top Fest. Personalisht do kisha preferuar qe si videoja e pare e kengetarit, te kishte te pakten imazhin e tij ne ndonje sekuence, gjithsesi eshte dicka jashte normales se tregut shqiptar dhe ka per te ndezur me teper kureshtjen e shikuesit kur te filloj te transmetohet ne Shqipe kete muaj. Padyshim nje prej debutimeve dhe nje prej kengeve me te bukura te vitit. Suksese! Teksti : Olti Curri Muzika: Xhani Shqerra


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.