Header Ads

Une thashe se Klodi po vdiste...

Po shikoja te fundit nga BigBrother3 dhe papritmaz fillon nje klip ne te cilin njeri prej pjestareve Klodi po lexonte nje leter. Tani, Klodi mesaduket nuk shquhet si fjalues sepse nuk po e merrja vesh se cfare donte te shprehte me ate leter po vetem po vija re se po qante me denese, e banoret e shtepise duke qare, e Arbana shume serioze e publiku....pastaj mu kujtua qe njeri vuajti nga apandesiti e me ngriu cigarja ne goje MOOOOOOOOOOOS!!! Do vdesi ky!!! JOOOOOOOOOOOO!
UEEEEEEEE! Kur ai thote...ESHTE GEI! EH? Prandaj qaje ti re? Opo mire ti se i emocionuar po keta te tjeret pse po qanin? Nje sekond...po qanin keta se Klodi ka qejf meshkujt...po dhe Domenika shume qejf i ka meshkujt e Klodi s'po qante fare dmth keshtu me denese se perbrenda u shkallua kur kjo i bertet Seldit HAHHAHAHAHAHHAHAHHAAHA! Ok! OK! Bej shaka,sepse e di qe ne Shqiperi etj etj por nuk arrij te kuptoj se kur Klodit i dhemb fakti qe eshte gei, atehere perse del ne televizion kombetar dhe ja ben te ditur gjithe botes. Se jo per gje, po kjo eshte zgjidhja me e mire. O ma! Do te them nje sekret, po prit ta them tek Top-Channel ne ora 20:30. lol Fakti qe ai doli ne tv dhe e beri te ditur preferencen seksuale DHE pse nuk kishte nevoj ta bente kete, per gjithe publikun shqiptar, me tregon se ai eshte shume rehat me faktin e te qenit gei. Ajo cka une nuk kuptova ishte perse po qante? Per show? Sigurisht per show! Ato qe quhen thyerje tabush ne Shqiperi nuk jane gje tjeter pervecse biseda tavolinash nen rrufitjen e kafes turke. Big Brother mund te quhet REALITY TV po s'ka asgje reale aty me besoni. Ne jeten reale shume prej tyre as nuk do ja fershillonin njeri-tjetrit jo me te flinin ne te njejten dhome. Keta njerez duhet te kuptojne se kriteri i vetem mbi te cilin jane perzgjedhur eshte kriteri i te berit SHOW! ndaj dhe 95% e atyre qe kane marre pjese ne kete spektakel nuk i perfill me njeri. Olsi? Nada? Eh? Se flitet per ta nuk do thote qe jane te famshem, thjesht do thote se s'kane per cfare te flasin tjeter lol.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.