Elvana Gjata - Kudo që jam - Shiko versionin origjinal këtu


Dje është publikuar kudo versioni i zgjatur i videkoëngës së re të Elvana Gjatës "Kudo që jam", ndërkohë që sot këtu në Albaniac po ju sjellim versionin origjinal të plotë. Si videoja ashtu edhe kënga janë fantastike, por akoma më fantastike duket Elvana e cila paraqitet në formën e saj më të mirë dhe nuk besoj se gjatë karrierës së saj ka pasur një look më të mirë sesa ky i shfaquri në këtë video. Gjithçka perfekte! Pa dashur të ngacmoj pak, videoja të sjell ndërmend "Rockstar" të Rihannës, por gjithsesi është diçka krejtësisht më vete dhe fiksim fiksim fiksim! Ju duhet të kuptoni, këtëj matanë kufirit kjo është një video një milionshe...e jo lekë, por dollarrrrë! Kënga është super dhe mendoj se do ishte cool ti bëhej dhe një version në anglisht, pasi Elvana vërtet ka provuar se zotëron të ashtuquajturën "paketën e plotë" për të qënë një superstar.




2 comments:

  1. Vertet po./Elvana edhe kete her ka spikatur skenen.Zeri fantastik,kenga te kenaq shpirtin si nga muzika ashtu dhe teksti,menyra interpretimit supeeer,nderkaq spoti osht tamam 1-sh fare,a elvana duket boomb.Kejt pa vrejtje nje Big Hit

    ReplyDelete
  2. Spoti, Elvana, Kenga suuuper.

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.