Header Ads

Këngëtarët shqiptar paguajnë taksa?


Këngëtarët shqiptarë ankohen se nuk fitojnë shumë të ardhura, biles gati në të qarë, të tregojnë se më shumë harxhojnë sesa fitojnë, por sipas disa burimeve të Zyrës së Tatimeve në Kosovë, duket se këngëtarët nuk hanë bukë me qepë ore jo! Ndërkohë që shumë këngëtarë kanë treguar se i paguajnë tatimet rregullisht në varësi të fitimeve sipas koncerteve që kryejnë,disa të tjerë si Ramadan Krasniqi dhe Labi kanë dhënë një shifër aktuale. Dani ka treguar se çdo tre muaj paguan rreth 1000 euro, ndërsa Labi vjet ka paguar për tërë vitin 7000 euro, çka do të thotë se të ardhurat e aktiviteteve të tyre arrijnë në një shumë vjetore prej dhjetra mijra eurove. E nëse Labi dhe Dani arrijnë të kenë fitime të tilla, a mund të imagjinoni sesa mund të jenë fitimet e disa prej emrave më të kërkuar të Estradës? Ndaj...ju lutemi të mos na qaheni më,sepse jo vetëm që nuk ju beson kush, por në të vërtetë as nuk i intereson kujt, ashtu siç nuk ju intereson juve se ku dhe si i gjen ato 5 eurot ai fansi i shkret për të ardh në koncertin tuaj. Ndërkohë përsa i përket Zyrës së Tatimeve dhe ankesave në lidhje me mospagimet korrekte nga ana e këngëtarëve, ne do ti kujtonim drejtuesve të kësaj zyre (e cila i ndalon daljen këngëtarëve jashtë Kosovës në rast mospagimi) se përpara se të qyrravitet nëpër ankesa, të tregoj se sa punë bëhet në Kosovë për të mbrojtur të drejtat e artistëve dhe krijimeve të tyre. Sa gjobiten përdoruesit e paligjshëm të krijimtarisë artistike të artistëve? Çfarë mbështetje ju jep shteti konkretisht këtyre artistëve? Dhe mbreti e di që të korrësh duhet të mbjellësh së pari, e nëse shteti nuk i garanton asnjë të drejtë artistëvë të tij, atëherë dhe sikur miliona euro të fitojnë gjatë vitit, asnjë zyrë shtetërore nuk ka të drejtë ti kërkojë llogari apo lekë artistëve. Se në fund të fundit dhe këto taksa të paguara nga këngëtarët, nuk është se shkojnë dhe investohen në ndonjë institucion që ndihmon në përparimin e muzikës në Kosovë etj. Të paktën, të ju ndërtojnë një sallë për së mbari ku të kenë mundësinë të organizojnë një aktivitet në kushte normale, se në sallat aktuale dhe i ngrohti po ju mungon e lërë pastaj teknologjia etj etj etj.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.