Header Ads

Ermonela Jaho dhe Inva Mula - Violetat absolute të Veronës



"Arena di Verona Festival" është një prej festivaleve operistik më gjigandë në botë. Salla/skena ku zhvillohet në qiell të hapur -është më gjigandja në botë,gjatësia e këtij festivali -është më gjigandja,emrat operistik pjesmarrës janë më gjigandët dhe skenat...ah skenat si mund të ishin ndryshe përveçse gjigande (Kam parë një pasqyrë aty tek La Traviat më është bërë fiksim e dua për vete apo nuk është 100 metra e gjatë lol). I themeluar në 1936 në Verona të Italisë, ky është një prej festivaleve më të rëndësishëm në botë dhe më ....e gjetët pra...më gjigandët. Po e përsëris këtë fjalë shpesh herë që të kuptoni sesa i rëndësishëm është ky festival në botën e operas e sesa i jashtëzakonshëm është fakti që dy sopranot shqiptare Ermonela Jaho dhe Inva Mula këtë vit kanë "zaptuar' rolin e Violetës në operan "La Traviata" të Xhuzepe Verdit. Nga nëntë datat e planifukuara për tu vendosur në skenën e "Arenës së Veronës" tetë shfaqje do të interpretohen prej sopranove shqiptare dhe vetëm një datë nga Lana Kos. E IMAGJINONI DOT! Kuptoni që nuk jemi tu fol për "Sheqeren" e Shkurte Fejzës (me gjithë respektin që kam!) Fantastike! Sa shumë do doja të isha aty, megjithëse miqtë e mi do shkojnë kështu që ... ja zëre se dhe unë hahahhaa. Ne do mundohem i të ju sjellim disa foto në javët pasuese nga interpretimet. Momentalisht disponojmë vetëm foto to Ermonelës, pasi Inva i ka shfaqjet të planifikuara vetëm në korrik. Këto janë datat e plota : Ermonela Jaho - 17,24 qershor, 2 korrik, 4,11 gusht. Inva Mula - 16,21,28 korrik.





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.