Header Ads

Miss Universe Albania 2011 - Xhesika Berberi


Më në fund dhe Shqipëria e përzgjodhi missin e saj për tu përfaqsuar në Miss Universe. Ajo quhet Xhesika Berberi dhe është e njohur në qarkun e modës dhe bukurisë në Shqipëri, sepse ka vite që merr pjesë në aktivitete të ndryshme. Fillimisht ajo ka qënë pjesmarrëse në konkursin e Ford Supermodel ku nuk ka fituar, por ka tërhequr vëmendjen e Fadil Berishës, i cili e ka aktivizuar në sesione të ndryshme fotografike. Ajo është 24 vjeçe, 178cm e gjatë dhe peshon 55 kg. Pa kaluar orë nga fitorja e saj, forumet që i dedikohen Miss Universit, menjëherë e kanë vlersuar pozitivisht dhe e kanë renditur në Top10 e më të preferuarave të vitit. Më poshtë po ju sjellim disa foto nga katallogu i Xhesikës.






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.