Nik Xhelilaj do drejtoj "Festivalin e Këngës në RTVSH"
Hmmm...nuk ë di a është kjo zgjedhja e duhur. Niku është aktor shumë i mire,i pashëm etj etj dhe është e vërtetë që shumë herë organizatorët kanë sjell personazhe pa eksperiencë në fushën e drejtimit, për të përcjellë festivalin, por këtë herë puna është ndryshe. Flitet për një përvjetor ku do të jenë të ftuar emrat më të njohur që i janë ngjitur kësaj skene në vite, ndaj a nuk do ishte e udhës që këtë herë drejtuesi të ishte dikush më me eksperiencë? Çfarë ndodhi me Adi Krastën? Ndoshta janë nisur me idenë për të afruar dhe brezin e ri që të ndjekë këtë festival duke qënë se prej vitesh i ka qëndruar larg, por për 50 vjetorin e lanë? Me pak më shumë kreativitet, do kish qënë bukur sikur të kishin ftuar ta drejtonin disa prej spikierëve më të njohur që kanë drejtuar këtë festival në vite. Nuk është çështja nëse Niku mund të bëj apo jo një punë të mirë, thjesht në një përvjetor nuk del nipi të prezantoj baballarët, përkundrazi, nipin e ulin në një tavolinë në qoshe të haj me nipat e tjerë duke shpresuar të mos bëj rrëmujë. Thjesht po them.
Post a Comment