Header Ads

Kopertina! Kopertina! Kopertinat e muajit!


 Me shtanga ne dore, mbathje per gjume, kanatjere per sport makiazh per skene dhe xhakete me dale jashte...shfaqet Genta ne kopertinen e Anabel, por sic thote dhe titulli, ajo eshte lige me vete ndaj dhe ne po e pranojme kete kombinim. Kopertina eshte e bukur (me ngjyra te forta qe te kujtojne vitet '80) sic ndodh zakonisht me kopertinat e Anabel, por e vecanta ketu a e vute re? Asnje fjale anglisht dhe asnje fjale zevendesuese. Jo aksesore, jo make up :)) Ne jemi shume te gezuar!



 Ne pamje te pare, kopertina bie shume ne sy se bashku me titullin SEKSI dhe ne fakt eshte nje kopertine seksi! Tre femra ne rroba banje me trupa shume te bukur.Pastaj ne detaje nuk di, duart e dy vajzave duken te cuditshme, kokat jane te zgjatura me shume sec duhet perpara, e shpatulla e Enxhit nuk eshte pozicionuar mire...i shikoni? Nuk eshte nje poze seksi eshte me shume se seksi, e shtuar bizhuterite e shumta ndoshta me i pershtatshem eshte termi me i fundit ne muzike dhe moden urbane - ratchet. Qe do te thote se dashur padashur, kopertina i perket nje trendi te ri ne mode nxjerre ne skene nga Beyonce dhe si perfundim...mendoj se kjo eshte kopertina me interesante e muajit. Titulli duhej vene ne sfond, e verdha duhej reduktuar, por gjithsesi eshte kopertina me e vecante e me interesante. Ps. Se po dukem dhe une si ata te X Factor keq keq keq po fiton lol. Besoj se e kuptuat cfare desha te thoja me larte apo jo?



Qyqja na qerroi me ate batanie me vija. E cfare gjeje me te shemtuar mund te kishte nen ate batanije qe e kane mbuluar me ate batanije te tmerrshme? Ndonja kadaver? Hahahahahha! Ja dhe shembulli me i mire, sesi  nje detaj i vogel mund te prishe nje kopertine te tere e cila perndryshe do ishte mese perfekte. Nje gje me ben pershtypje. Hera e pare qe shoh nje reviste shqiptare te ciles nuk i njoh jo personazhin kryesor, por as dhe te tjeret qe prezantohen ne intervista. E kush na qenka ky Sequija ta marrim vesh nje here...duhet me ble revisten ma do mendja. Po re po! 



 Ajo ngjyra roze ne sfond kombinuar me ate te kuqen dhe te bardhen e logos...nje NCUQ i madh. Te ishte ndonje amballazhim karrameleje eh behej, po per kopertine reviste te vret syrin, aq me teper qe dhe ngjyra e fustanit te Blerines eshte e perafert. Xing Xing! Si dizajn kopertina eshte ne rregull dhe eshte pak a shume ne te njejtin stil si te cdo revisteje femerore ne bote.Blerina ka dale bukur, fustani i lezetshem, ama ai sfondi ...tmerr. Tani sikur te ndryshonin apo modifikonin pak ate logon nuk do ishte keq, por si te doni. Ne thjesht po jua themi si nje mik qe ju do te miren. Ene per Zotin, si nuk lodhen e gjejne tere keto dieta me humb peshe ... ju femrat s'jeni ne rregull.



 UA! PranEvere thote! Po per dimerEr e vjeshEte a do beni kopertine lol. Me pelqen shuuuume kjo foto per kopertine minus tualetin goth, por perse kane shkuar dhe kane perdorur ato germat me sfond, vec dizenjuesit e Explorer e marrin vesh. Ajo ngjyra e logos...kam vene re shpesh qe Flatra, kopertinat e te ciles jane rregulluar jashtezakonisht shume, per logo perdor ca ngjyra te tmerrshme si kjo qe...nuk di une si ta quaj kete ngjyre. Ngjyre patellxhan i kalbur lol. Gjynah, sepse kane shkaterruar kopertinen kot dhe i humbin vleren kesaj fotoje super!



Nese e lexoj dhe nje here tjeter kete "SI KURRE ME PARE" do ja fus te uleritures me sa kam ne koke qe ai editoriali si shkrim kryesor qe eshte te perkthehet vete nga anglishtja ne shqip! Ami me pelqen ne sesione fotografike, sepse gjithmone i ka te vecanta dhe del bukur. Kopertina eshte e rregullt, neve na pelqen dhe mesaduket ne dizajn kete stine ngjyra e verdhe qenka tmerresisht ne mode.



Vildane Zeneli per Albaniac. Sic keni mesuar, tani edhe ne publikojme Albaniac nje here ne dy muaj e kjo eshte kopertina e muajve Maj/Qershor. Duke qene se lexuesit tane e dine se per cfare shkruajme e duke qene se revista jone eshte kryesisht muzikore e kombinuar me lajme e personazhe nga moda/televizioni e kinematografia eshte e panevojshme te shkruajme 101 tituj ndaj dhe kemi vendosur vetem emrat e te intervistuarve dhe personazheve kryesore per te cilet flasim ne kete numer. Vildane duket super hot ne kopertine me nje veshje seksi dhe ne zgjodhem kete poze jo vetem per kete arsye, por sepse e dinim qe nuk do gjenit nje te tille ne kopertinat e tjera. Ky eshte prezantimi i saj i pare ne Albaniac dhe ne deshironim qe kur lexuesit te shikonin kopertinen, syte e tyre te perqendroheshin vetem tek Vildane qe sic thote dhe titulli synon te pushtoje mendjen tuaj. Ka disa gabime te vogla, si psh C ne Albaniac duhej te ishte me e holle dhe...kaq s'ka tjeter hahahhaha. lol



Nora Istrefi per iMedica. Bukur! Kopertina eshte super, veshja e Nores gjithashtu. Ngjyra e logos duhej ndryshuar se eshte jashte vendit e Nora te pakten ne kopertine te marri ndonje poze tjeter se kete pozen e ka fiksim. Nje gje tjeter qe ve re ne te gjitha kopertinat kete muaj, te gjitha vajzat serioze, buze shtrenguar sikur po shkojne ne lufte lol. Qeshu rini qeshu, jeta osht e jotja.



E sigurt qe Gili duhej te ishte ne kopertine? Pyes, sepse kurrkund nuk e gjen nje titull ne lidhje me Gilin, e une tani po dyshoj nese eshte dhe Gili kjo ketu, por...Gili do jete se kush tjeter ve tere ate lule ne koke nga Estrada Shqiptare lol. Kosovarja ka gjithmone tituj sensacionale si psh "S'ka Europa buste sa ka Kosova"...po po, biles dhe drita kemi me shume. Kosova po mbahet me leket e Europes keta po i tregojne cfare kemi me shume.OK! Megjithate, "Kush e la muziken per fene" duket nje shkrim interesant po ashtu si dhe "Dashnoret e Venedikut ne Vushtrri". Tani titulli mund te jete tjeter per tjeter, por te pakten terheq vemendjen. Kopertina per nga dizajni eshte me e dobta kete muaj.

 

Mua me pelqenin kopertinat e "Living" kur ishin me subjektive dhe reflektonin "Living" (psh kopertina e festave te dhjetorit), nuk di perse kane filluar tani dhe vendosin personazhe te njohur tere kohes. Ok, e kuptoj qe revista do shitet, por keshtu rrezikon te duket si cdo reviste tjeter ne treg. E them kete, sepse si ide kjo eshte nje reviste e bazuar ne "Living" te Martha Stewart, nje reviste qe pervec Stewart vite me pare nuk vendos asnjehere njerez te njohur ne kopertine pasi eshte themeluar me idene per te ndihmuar lexuesin te jetoj me gjerat perreth e ta pergatis ate qe te jetoj sa me lehte e te jete sa me kreativ ne rrethanat personale sesa ti japi frymezim e keshilla nga jeta e personazheve te njohur. Me nje fjale, kjo eshte nje reviste per amvisat te cilat besoj gjeja e fundit qe ju intereson eshte si jeton nje personazh i njohur.Ja dhe ketu germat e verdha. Thashe une ka dale ne mode. Sa per t'ju dhene nje ide e per te mbeshtetur ate qe thashe me larte, ja ku eshte kopertina e re e "Living" ne Amerike.





Mesaduket "Madame" ka marre parasysh keshillen tone ne lidhje me titujt dhe... e shikoni sa mire duket?! SUPER! Dizajni shume i mire, fotoja -artistikisht- shume e bukur, por nese do kish qene per nje linje mode. Nderkohe ne lidhje me shkrimin hmmm eshte pak ofendues. Nese flitet per dy femra qe kane lene gjithcka per tu bere murgesha, ai grimi i vajzes eshte i tepert. Kjo foto mund te ish perfekte nen titullin "Jeta e dyfishte e murgeshes Marigo" lol, ose "Murgesha qe vret", por ne kete rast...Nejse, une i hyra thelle, po mos kini merak se nuk e vene re. E bukur kopertina kete here.


Kopertina e "OK!" eshte e njejte ne mbare boten dhe une gjithmone e kam urryer. Duket si nje faqe Instagrami me tituj. E kuptoj eshte reviste me lajme e duhet te terheq vemendjen, duke krijuar nje fare imazhi specifik te sajen por estetikisht le per te deshiruar dhe mua s'me ka terhequr asnjehere ta blej. Ka shume informacion ne brendesi e jashtezakonisht shume foto qe sic thashe dhe me pare nje version Instagrami ne print. Ja dhe keta vipat tane te gjithe pamendje i ka kapur paparazi lol. E Genta tek ajo fotoja aq seksi duket saaaaaa lol



Uaaaaaaaa! E paska heq trurin Psikologjia! Hapa kalendarin po e shenoj kete dite! Na vjen mire qe kane marre ne konsiderate keshillat tona dhe si rezultat...tatattatatattatata shikoni sa 100 here me mire duket kopertina!!! Fytyra e personazhit nuk eshte e mbuluar me tituj, ngjyrat jane te kombinuara, titujt nuk fluturojne neper faqe.. Shume mire! Tani...ka dhe gjera qe mund ti kishim permendur, por he per he ky ndryshim total ne dizajn duhet festuar! Le te bien daulleeeet!



Kjo foto eshte aq fantastike, saq nuk kish nevoj per asgje tjeter ne kopertine, sepse cdo gje tjeter do i prishte bukurine. Poza, ciltersia dhe lirshmeria e Miriamit te japin menjehere idene se ajo po shijon jeten e saj, kete moment pikniku etj etj, ndaj ajo pulla e kuqe apo titujt e shumte dhe gjigande jane te tepert. Pastaj hapsira midis titujve dhe nen titullit, jallaaa kishit frike se mbetej ndonje cope kopertine bosh? Shikoni ku e kane vene ate topin e kuq, tek kemba e Miriamit e cila do i kish dhene me finese fotos dhe kopertines.Grrrr! 
Shume foto e bukur qe mud te kish sjelle kopertinen me te mire te muajit. Eh! Ka gjithmone here tjeter!



Cfare ngjyre do i bejme germat? Te verdhaaaaa! "Story" ka gjithmone shkrime interesante ne kopertine po kopertinat i ka te bombarduara me tituj gjigande. Nese 90 vjecaret e blejne kete reviste gje tjeter, por ma do mendja do bente dhe me tituj me te vegjel. Dua te them; Gjysem faqe titull? He pra! Nje keshille te vogel...titujt sensacional per kete lloj reviste jane mese te pranueshem, por te pakten te jene 1% te besueshem se Elvana i shpreh dashurine Ermalit...as juve nuk e keni besuar ate kur e vendoset si titull ne kopertine, prisni ta besojme neve hahahaha.




E kujt i ka bere nder ambasadori i Komunitetit Europian ne Shqiperi, qe paska dale ne dy kopertina kete here? Ne Shqipe shesin revista apo flete lavderimi. Nejse...ai vete ka dale bukur e une kujtova fillimisht se ishte ndonje drejtues i programeve humoristike te Mediasetit, thashe paska ardh dhe ky ne Agon Channel lol. Sa per revisten, copy/paste nje dizajne cdo muaj.


Ryva ka dale bukur ne kete kopertine te VIP per Kosoven, megjithse une i kam pare dhe foto me te bukura nga ky sesion i kengetares. Ketu eshte tepruar pak me theksimin e ngjyrave, por prape si foto per kopertine eshte mire, nderkohe qe titujt etj sic thashe copy/paste si ne cdo numer. Ajo cka me ngacmon mua  me teper eshte logoja e VIP e cila duket sikur eshte terhequr nga cepi ne cep fiuuuuuu e do keputet ne cdo sekonde.


1 comment:

  1. Mire ti qe s'njohe Sequin,po kjo Klajda Gjosha kush qenka?

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.