Header Ads

Koha kur eshte OK te kopjojme.

 
Personalisht nuk e kam kuptuar ndonjehere kete punen e copy/paste ne Shqipe. Nuk e kam imagjinuar dot ndonjehere te bej dicka te tille, sepse me mire nuk e bej fare, ndaj kur tema te tilla na kalojne neper duar i anashkaloj, sepse nuk dua ti kushtoj as minuten. Arsyet qe me bejne te shprehem keshtu jane shume te thjeshta; 1- Nese mundohem te bej dicka e bej nga deshira dhe pasioni dhe 2- Pasi e mendoj si per veten time. Si do ndihesha nese dikush do pervetsonte punen time dhe do e reklamonte si te tijen?  Ky nuk eshte nje fenomen i ri. Vjen qe nga koha e komunizmit e ndoshta dhe me pare. Shkodra - Venediku i vogel, Korca - Parisi i vogel, paradat ushtarake, posterat politike, Festivali i Kenges, blla blla blla. Duke qene se jemi nje vend i vogel, gjithmone jemi ne perpjekje per te vene ne pah te miren qe kemi ndonjehere me menyrat me ekstreme te cilat jo vetem na largojne nga ajo cka jemi, por duke qene se vetkrahasohemi me gjera te cilat nuk na perkasin, shpesh here perfundojme dhe ne rolin e kllounit. Perse kjo teme e perse sot? Nese nuk e keni pare, atehere ju tregoj se nje televizion ne Kosove sot ka publikuar nje lajm ne lidhje me nje program francez i cili ka vene ne dukje imitimin e disa programeve te Vizion+ dhe Klan Kosova deri ne detaje prej disa programeve televizive te stacionit francez. Yep! Aq ne detaje sa dhe levizjet e pershendetjet e drejtuesve jane te njejta lol. Deri ketu...ok nuk eshte se u cudita shume, pasi dihet qe Klani si televizion ka prirje frankofone etj etj e ndoshta dhe i kane marre te drejtat televizive. Kjo eshte mese e natyrshme e ndodh kudo ne bote. Amerikanet nga anglezet, italianet nga amerikanet e keshtu me rradhe. Ne fund te fundit drejtuesit e gazetaret nuk kane ndonje faj, sepse nuk jane ata qe leshojne firmat per prodhimin e programeve te tilla e gjithashtu nuk jane ata qe merren me verifikimin e origjinalitetit te programeve. Ajo cka mua me habiti ishte reagimi i publikut dhe disa gazetareve. Aq i shpeshte eshte bere ky fenomen ne muzike, shtyp, mode dhe televizion saqe publiku ka filluar ti pergjigjet me nje pfffffff dhe ne vend qe ta kritikoj e perkrah . "Te pakten e kane bere mire...", te thone. Te pakten e bejne mire? Cfare do te thote? Ketu nuk eshte puna per ta bere mire apo keq, ketu eshte puna per te bere dicka tenden, sepse ne keto 20 vjete eshte folur shume per te drejtat e autorit e ne momentit kur nje ligj e nje ndergjegjsim i pergjithshem shfaqet ne horizont, Jane artistet ata qe justifikojne kopjimin me nje OK te madhe? Kopertina e faqe revistash identike me Vogue e Cosmopolitan? Pa problem! Te japin pergjigjien - Shyqyr qe e gjetet! Melodi e kopjuar koke e kembe? Pa problem! Te japin pergjigjien - Aq nota ka pentagrami! Shkrime te kopjuara pike per presje? Pa problem! Te japin pergjigjien - Ata e kane kopjuar nga neve! Jo, nuk eshte OK! Po, eshte problem! Njerzit punojne nje jete te tere per te arritur me nje ide te suksesshme e dikush ne Albanistan nuk mundet te cohet nje mengjes dhe ta kopjoj sipas qejfit. Nuk eshte ok! Ne fakt eshte nje problem shume i madh qe shume nga keto botime nuk e kane kuptuar akoma. Shqiperia eshte me prane Bashkimit Europian se kurre, e si e tille perfshihet ne rregullat europiane te se drejtave te autorit. Qe do te thote se ne ja dhente truri ndonje avokati nga Franca apo Anglia i cili s'ka patur shume biznes kohet e fundit, mund te hedhi ne gjyq publikime te tilla duke perfituar dhe shuma marramendese te cilat mund te hedhin pertoke nje televizion te tere. Po pertej parase, nuk eshte ok qe perpara se te na ofrohet dicka e jona te na ofrohet dicka e huaj. Ka shume te talentuar ne Shqiperi, te cilet mund te sjellin ide pafund, ide qe i pershtaten realitetit shqiptar, publikut shqiptar, tradites shqiptare. 101 dizenjues ne Shqipe, e ne kopertina perfundon fustani i Dior te cilin nuk mund ta blej dot 99.99% e popullates. 101 tema shoqerore e artistike ne Shqiperi, keta flasin per koncertin e Beyonce ne Filipine. Tjetri shet 2 milion kenge brenda vitit, shqipja e publikon si origjinale. Publiku duhet mesuar qe eshte OK te jesh shqiptar. Nuk ka asgje te keqe. Jua them kete, sepse te huajin e beni shume keq.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.