Header Ads

Fjolla e ka me ty! - Interviste



Albaniac: Përshendetje Fjolla! Si ja kaluat në Amerikë? Ishit atje për pushime apo për ndonjë projekt?

Fjolla Morina: Isha thjeshtë për pushime, kishte kalur kohë që nuk kam qenë atje , ti takoja njerëzit e familjes.

Me çfarë merreni tjetër përveç muzikës apo muzika është parësore për juve?

Muzika për mua është parësore , sidomos këto vitet e fundit..

Na bëni shkurtimisht një përmbledhje të karrierës suaj muzikore dhe personit tuaj.Kur filluat të merreni me muzikë, sa këngë keni publikuar, si ju futët rrugës së muzikës etj.

Karriera ime ka filluar qysh në vitin 2006 , është  publikur albumi i parë me 8 këngë "Gjendje kritike". Aty kam bashkëpunuar me kompozitor të ndryshëm nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe 10 këngë të tjera jashtë albumit, këngë për të cilat kam punuar me kompozitor nga Kosova dhe Shqipëria. Muzika ka qenë pasioni im qysh nga fëmijëria. Dëshira për tu bërë pjesë e saj si dhe përkrahja e familjes ka kontribuar për atë ku jam sot.

Kënga juaj "F.B" dëgjohet tashmë kudo.Si po i gëzoheni këtij suksesi të madh? A e prisnit një pritje kaq pozitive nga publiku?

Së pari i kam besuar bashkëpunimit me Flori Mumajesin .
Threedots" është një staf i mrekullushëm. Puna dhe vullneti i mirë për të pasur sukses e ka bërë të vetën, mundi që është bërë ka pas rezultat , pastaj gjithçka është pritur..

Po në lidhje me videon si ka qënë reagimi i publikut? Pyes, sepse ka disa skena shumë interesante e provokuese të cilat nuk para i shohim shpesh në videot shqiptare.
Çdokush e ka këndvështrimin e vet , ashtu dhe publiku, secili e ka syrin kritik. Reagimet mbi klipin kanë qenë të çfardoshme. Sa iu përket skenave nuk mund të thuhet se është diçka jashtë "normales"..

"A don me ma thy a don me ta thy?" Çfarë kuptimi ka kjo shprehje. pasi të gjithë duan ta dinë çfarë është kjo gjëja që thyhet hahahaha!

Shoqëria jonë tashmë e një kohë të gjatë, mënyra e të shprehurit të saj e ka bërë pjesë të vetes dhe zhargonin e internetit apo gjuhën e internetit , që të rinjtë komunikojnë me njëri-tjetrin, "A don me ma thy, a don me ta thy?" është thjeshtë metaforë e hiperbolizuar ,për të shprehur një ndjenjë të veçantë, qoftë kënaqësie, arritjeje etj. Në ditët e sotme thjeshtë shprehje e zakonshme.

Ndërkohë, kënga ka një kuptim shumë interesant mesa kam dëgjuar. I dedikohet atyre njerëzve që rrinë në disko e klube duke vrojtuar gjithkënd në këmbë si bufa hahahhaha. A është e vërtetë?

Klipi e tregon dhe përmabjten e këngës , përbëhet nga dy grupe te vallëzimit , që konkurojnë njëri me tjetrin. Ju dedikohet gjithë atyre që nuk ngurojnë të vallëzojnë.

Gjithçka në këngë është super seksi. Zëri juaj,imazhi juaj,kërcimet,ritmi...fiksim e kam gjithçka në këtë këngë, sidomos kur thua OK! - BAM! T'fikët më bie hahhahahaa. Si i përgjigjeni "kritikave" që thone se ndoshta e keni kaluar pak kufirin me këtë ovërdozë seksi?
Kritikat janë të mirëseardhura dhe ato e kanë vendin e vet, por përderisa ata/ato e harxhojnë një minutë të jetës së tyre me mua , tregojnë rëndësinë dhe vlerën që kam unë. Unë ju dërgojë puthje të gjithëve dhe i falenderoj për kohën e tyre hahaha!

Pas këtij suksesi, besoj se jeni duke menduar për këngën e rradhës. A jeni duke regjistruar këngë të re? A do jetë ajo dance dhe po kaq provokuese sa dhe "F.B"?


Puna është e padiskutushme , pritet diçka e re , por do mbetet befasi tani për tani...

Do ju shohim në koncerte këtë vit? Nëse po,  ku janë koncertet e rradhës në të cilat fansat tuaj mund të ju ndjekin?

Për çdo koncert, risi timen fansat e mi do jenë në dijeni përmes faqes sime ne Facebook.

Albaniac 04/2013

KLIKO KETU PER TE LEXUAR/SHKARKUAR FALAS REVISTEN ALBANIAC



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.