Kenga Magjike - Java e gjashte


Elsa Fazlija me Ike ti

Kenga shume e zakonshme dhe momenti me i vecante i kenges, ai me saksofon te kujton "Lily Was Here". Zeri i mire, kenga ok, por jo e vecante. Ketu njerzit konkurojne dhe te rinjte s'merren shume parasysh ndaj bejne mire te vijne 100% e te guxojne se me keto kenge duken sikur kane lindur direkt e 50 vjec. 


Ardi G'B me Le t'folin

E cfare te flasin? Kur degjon kengen pa video e vlerson qe ka talent po kur shikon videon duket shume i ndrojtur dhe rrepi vetem per te ndrojtur s'ka vend. Ndoshta disa vite me vone do kete me sukses, me nje ritem me te mire e me nje prezantim me te mire. Te mbushet mendja se ata po folin per Ardin? Ncuq



Gjergj Leka me Po te le nje leter

Ne shumicen e rasteve ne kete edicion te Kenges Magjike nuk eshte problemi se kenget nuk jane te mira, por se nuk jane origjinale, ngacmuese, mbreselenese etj. "Po te le nje leter" pershembull kendohet shume me pasion nga Gjergji dhe eshte nje kenge shume e bukur, por sa e perseritur! Cdo Sanremo ka 15 te tilla dhe sado i trishtuar te jesh...eh! Mua me pelqen Gjergj Leka dhe s'doja ta kritikoja por...me mua pa mua, ju e dini qe ai do jete ne finale e te pakten cmimin per interpretuesin me te mire duhet ta fitoj. 


Olta Boka me E fundit tango

Pasi te degjoni kengen e merrni vesh pse ka qene tangoja e fundit. Se dy tango si kjo s'ben nena! Te kishin luajtur dhe nje tjeter do kishim vdek. Na vjen keq Olta, por kjo kenge eshte amatore dhe per tu hedhur ne oqeanin me te thelle qe mos te dali me ne siperfaqe e te harrohet. 



Xhesika Polo - Dashuri qe vret

Une mezi pres momentin kur Xhesika te rritet dhe te beje kenge per qejfin e saj sipas shijes se saj e jo keto kenge qe duan ta tregojne qe ka vokal etj etj. E ndoqem ne X Factor per 100 jave e dime qe ka ze, por bejini nje kenge tamam! Ju betohem, tek degjoj keto kenge ne Kenga Magjike me duket sikur vizitoj ndonje planet tjeter muzikor, sepse jane komplet larg rrymave qe ndiqen momentalisht ne bote. Perse jane keta te rinj kaq te ngurte, kaq te programuar, kaq te medhenj. Shijoni momentin, silluni si te rinj GEZONI! Ne anen tjeter me pelqejne shume floket e saj, i shkojne shume. Mos i ndrysho! 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.