Header Ads

A u "be" shqiptare Eleni Foureira per te ringjallur karrieren.


Ne tetor te ketij viti Eleni Foureira, pasi mohoi per vite prejardhjen shqiptare duke u bere meksikane, greke, italiane a ku dime ne, me ne fund BAAAAAM! Deklaroi se eshte shqiptare! Justifikimi i nje prej kengetareve  me popullore te brezit te ri ne Greqi? Shume interesant...ja:

"Ata (producentat) te gjykojne per orientimin seksual dhe prejardhjen e jo per punen. E kam fshehur se jam nga Shqiperia, sepse kur shkova tek shtepite diskografike, perpara se te nenshkruaja me "Mystique Group", as nuk donin te me degjonin. Ishte nje tabu per ata...Nuk e kuptoja ne ate kohe, sepse kur isha e vogel, ndihesha greke, nuk dija gjuhe tjeter dhe kam shkuar ne shkolle ketu. Ndaj i thashe vetes, asgje nuk do me ndaloj per te bere ate qe dua dhe te shperndaj mesazhin tim."


Vertet? Nese Eleni eshte rritur e edukuar ne Greqi, atehere do te thote se greqishten e ka pasur te paster dhe pa aksent, ndaj kur ajo ka prezantuar materialin e saj nuk ka pasur arsye per producentet qe ta pyesnin "Oh, ke aksent nga jeni?" Une e kuptoj qe greket jane rraciste ne ekstrem, e kuptoj dhe ku do te dali Eleni, sepse shume artiste te huaj jashte vendit te tyre, duan qe te vlersohen nga puna e jo paragjykime te tjera, por thuaj a nuk eshte shqiptari Claydee Lupa i suksesshem ne Greqi e gjetke dhe pa e fshehur se eshte shqiptar?



Atehere perse kjo deklarate e saja ne 2014?
Gjykuar nga numri i klikimeve te videove te saja ne YouTube, Eleni ka nevoje per ndihme. Ne videot  e para si "Reggaeton" apo "Ase me" numerojne miliona, videokenga e saj me e fundit "Party Sleep Repeat" (publikuar ne qershor) nuk ka arritur ti afrohet as gjysem milionit. Qyqjaaa! Tuna e Dafina vrasin veten po nuk ju bene 1 milion brenda javes lol. Duke qene se komuniteti shqiptar eshte jashtezakonisht i madh ne Greqi, mbeshtetja e tyre, mund ta ndihmonte per nje ringjallje te fuqishme te karrieres se saj. Per me teper ne anen tjeter te kufirit, shqiptaret duket se artistikisht po ecin mire. Shume kenge shqiptare jane bere hite ne Ballkan dhe Eleni ka vite qe e synon kete treg si cdo kengetare tjeter. Disa vizita dhe nje koncert ne Shqiperi, do ishin mese fitimprurese per te. Mbi te gjitha, artistet shqiptare e me origjine shqiptare po bejne emer ne mbare boten ... perse jo dhe Eleni?



Personalisht e kam qejf, eshte e talentuar dhe e bukur. Urrej faktin qe ajo me vetdijesi mohoi prejardhjen e saj ne nje vend ku duhet te ishte SHEMBULL per te gjithe shqiptaret, te cilet nese ajo do kishte thene qe eshte shqiptare qe prej fillimit do e kishin mbeshtetur aq shume sa do te ishte njeshi ne skenen muzikore greke. Do kisha deshire ta shikoja te vizitonte Shqiperine, perse jo? Se pari vec, asaj i duhet te kerkoj falje. Ti kerkoj falje bashkeatdhetareve te saj n Greqi e pastaj publikut shqiptar. E kuptoj qe ka qene e re, e kuptoj qe ka qene idea e menaxhereve qe i kane thene "Mos thuaj qe je shqiptare se kurre nuk do ja arrish ne Greqi", e kuptoj dhe sesi kur i futesh kesaj rremuje eshte veshtire te dalesh. Megjithate, kjo nuk justifikon asgje. Nje falje eshte mese e nevojshme...pastaj le ta marri statusin shqiptar nuk jemi kurrnace si Europa ne nuk e leme te presi 100 vjet lol.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.